1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lirohen gjermani dhe përkthyesi i tij të rrëmbyer në Afganistan

Christoph Heinzle5 Korrik 2007

Gjermani i rrëmbyer në Afganistan dhe përkthyesi i tij janë liruar përsëri dhe ndodhen nën mbrojtjen e Trupës Paqëruajtëse Ndërkombëtare ISAF, tha të enjten një zëdhënës i ministrisë së jashtme në Berlin

Njësi speciale në AfganistanFotografi: AP

Rasti mbetet misterioz edhe pas mbylljes së tij. Ishte fundi me fat i një rrëmbimi tjetër enigmatik. Ekspertët e sigurisë i quajnë rrethanat 'të pazakonshme'. Të enjten pasdite konfirmimi arriti nga autoritetet afgane në Kabul dhe Farah pastaj qeveria federale. Zemarei Bashari, zëdhënsi i ministrisë së brendshme afgane sqaroi në Kabul:

'Sot në ora 13 policia afgane në qarkun Delarahm arriti të liroj qytetarin gjerman dhe përkthyesin e tij', tha Bashari.

Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e jashtme në Berlin.
Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier:

Aktualisht ata ndodhen nën mbrojtjen e sigurtë të trupave ISAF në rrugë drejt Kabulit. Atje po i pret ambasadori gjerman. Jam shumë i gëzuar, këtë mund ta paramendoni edhe ju që ky rrëmbim kishte një fund kaq të shpejtë dhe para së gjithash fatlum', tha Steinmeier.

Siç duket autoritetet afgane në rajon me ndërmjetësimin e banorëve vendas arritën një marrëveshje me rrëmbyesit. Më parë ishte thënë se pengmarrësit kishin kërkuar për lirimin e qytetarit gjerman të rrëmbyer 40 mijë dollar. Kështu ka njoftuar guvernatori i provincës jugperëndimore afgane Farah.

Eshtë shumë e pazakontë që shefi i provincës të flas kaq hapur e me guxim për këtë rast. Dhe guvernatori Ghulam Mahjudin Baluch theksoi: 'Qeveria nuk është e gatshme të arrij kurrfarë marrëveshje me kidnapuesitë. Forcat tona të sigurimit provojnë t'i gjejnë pengjet dhe t'i lirojnë ato me përdorimin e forcës'. Shefi i provincës u bëri thirrje banorëve ndërmjetësues të fshatit që të angazhohen për një lirim të pengjeve në rrethana paqësore por pa pagim të të hollave. Banorët vendosën kontakte mes rrëmbyesëve dhe autoriteteve për të mundësuar negociatat. Se a janë paguar para në fund mbetet ende e paqartë.

Nga qarqet e sigurisë në Afganistan është mësuar se sipas të gjitha gajasave rrëmbyesit nuk ishin talebanë por kriminelë. Dhe sipas informatave të kanalit të parë televiziv gjerman ARD, gjermani ka refuzuar përcjelljen e policisë në rajonin e njohur për trazira. Veprimet e tij të rrezikshme duke patur parasysh praninë e kundërshtarëve militantë të qeverisë dhe banditëve në këtë rajon, ekspertët i qujanë si të papërgjegjshme. Në fundjavë gjermani ka arritur në Delaram, tha guvernatori Baluch. Policia për shkaqe të sigurisë së tij personale e ka mbajtur atë në arrest për një natë. Pastaj ai është zhdukur. Guvernatori Baluch i bëri përgjegjës për rrëmbimin talebanët. Por këta të fundit kanë përgënjeshtruar lajmet se janë të përfshirë në rrëmbim. Dhe kërkimi i të hollave pas ndonjë kusht politik nuk i shkon për shtati kësaj lëvizje radikale islamike.

Njohësitë e mirë të rrethanave në Afganistan çuditen për shumën relativisht të ulët të kërkuar nga rrëmbyesit dhe për shumë informata kontradiktore rreth rastit.

Deri tani nuk kanë qenë të rralla rastet e kdinapimeve të të huajëve nga kriminelët me qëllime përfitimi në Afganistan. Në disa raste deri tani janë paguar shuma parash për lirimin e pengjeve.