Lirohet gjermani i rrëmbyer në Afganistan
5 Korrik 2007Reklamë
Kabul: Sipas informacioneve të ministrisë së brendshme në Kabul, gjermani i rrëmbyer në Afganistan është liruar. "Ai është liruar sot", bëri të ditur ministria, e cituar nga agjensia franceze e lajmeve, AFP. Hollësi të tjera nuk janë dhënë. Më parë ishte thënë se pengmarrësit kishin kërkuar për lirimin e qytetarit gjerman të rrëmbyer 40 mijë dollarë. Ministria e jashtme gjermane ngriti një shtab krize për lirimin e gjermanit.
