1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lirohet një prej dy pengjeve gjermane në Irak

11 Korrik 2007
Pas pesë muajsh në pengmarrje në Irak shtetasja gjermane Hannelore Krause është përsëri në liri. Siç bëri të ditur në Berlin ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, ajo ndodhet në ambasadën gjermane në Bagdat. Gruaja ishte rrëmbyer në shkurt nga shtëpia e saj në kryeqytetin irakian bashkë me djalin e saj 20 vjeçar Sinanin, i cili gjendet ende në duart e pengmarrësve. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane tha, se qeveria do të bëjë gjithçka për ta liruar atë, por ai refuzoi sërish të merrej me kërkesat e pengmarrësve. Këta kishin kërkuar disa herë që Gjermania të tërhiqte ushtarët e vet nga Afganistani, por kishin lejuar që të kalonin ultimatumet.