Lirohet pas gati tre muajsh, gjermani i marrë peng në Afganistan
12 Tetor 2007Reklamë
Pas gati tre muajsh mbajtje peng në Afganistan lirohet inxhinieri gjerman Rudolf Bleschmidt. 62 vjeçari mbërriti të enjten në mbrëmje me avion në Frankfurt mbi Main. Bleschmidt bëri në një bisedë telefonike pak para lirimit të tij vërejtje të rënda kundër policisë afgane. "Ata kanë bashkëpunuar me talebanët", tha ai. Sot Bundestagu (parlamenti) gjerman do të votojë për zgjatjen edhe me një vit të mandatit të trupave të Bundesvehrit në Afganistan.