Lista serbe largohet edhe nga grupi për decentralizim
24 Korrik 2005Kthimi në institucionet e Kosovës nuk ka kurrëfarë kuptimi për drejtuesin e listës serbe Oliver Ivanoviq. Ai i tha DW “se tetë deputetët serbë nuk dëshirojnë të jenë vetëm dekor në Parlamentin e Kosovës dhe të mbivotohen.”
Ivanoviq i ka vënë pikë përfundimisht mundësisë së ndërprerjes së bojkotit të institucioneve të Kosovës përkundër kërkesave nga bashkësia ndërkombëtare dhe ftesave të përsëritura disa herë nga kryeministri Kosumi dhe stafi i tij qeveritar. Kryesuesi i “Listës serbe” është ankuar edhe tek përfaqësuesit e Bashkimit Europian.
Me sa duket Listën serbe e ka hidhëruar së fundi vendimi që procesi i decentarlizimit të nisë fillimisht vetëm në një komunë të banuar me serbë, prandaj dhe kanë paralajmëruar tëheqjen nga grupi punues për decentalizimin ku ishin future për ta bërë hapin e parë drejt ndërprejes së bojkotit:
“Fakti se po flitet vetëm për një njësi kadastrale si një projekt pilot për decentralizim, por edhe ajo që decentralizimi të shtyet për vitin 2008 na bind se nuk kemi çfarë të kërkojmë në ato grupe punuese pasi bëhet fjalë për interesa vitale të serbëve.”
Ivanoviq akuza ka adresuar edhe në kurrizin e pozitës dhe opozitës, të cilat sipas tij, po politizojnë procesin e decentralizimit. Por, Ivanoviq nuk është i kënaqur as me UNMIK-un ndërsa tha se do t’u ankohet edhe vendeve të Grupit të Kontaktit.
Por, daklaratat e zotit Ivanoviq nuk po u bëjnë aspak përshtypje zyrtarëve të Qeveria e Kosovës.
Zëdhënësi i qeverisë Daut Dauti:
“Deklaratat e zotit Ivanoviq e kanë gjithëmonë një shabllon, prandaj ato kërkojnë përgjigje të njëjtë. Nuk janë serioze. Ai funksionon varësisht nga ndikim i presionit që ushtrohet mbi të, qoftë nga bashkësia ndërkombëtare apo nga Beogradi