1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lituania: Presidencë pas një krize të rëndë ekonomike

Karl Harenbrock/Pandeli Pani5 Korrik 2013

Politika industriale në qendë të vëmendjes së Presidencës lituaneze si një model për kapërcimin e krizës ekonomike edhe në vendet jugore evropiane.

Fotografi: Petras Malukas/AFP/Getty Images

Ndërtimi i terminalit të ri të gazit në portin e Klaipedas në Lituani ka filluar tashmë. Këtu së shpejti do të ankorojnë anije cisternë të mbushura me gaz të lëngshëm nga bota arabe apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Furnizimi me energji elektrike është në fokus të presidencës lituaneze të BE-së. Terminal i ri do t'i bëjë Lituaninë dhe shtetet lindore të BE-së të pavarura nga furnizimet me energji nga Rusia

Fotografi: picture-alliance/dpa

"Pas kësaj ne do të kemi mundësi për të folur me kompaninë ruse Gazprom për uljen e çmimeve. Deri tani Lituania paguan çmimet më të larta për gaz në BE. Ne mendojmë se terminali na jep mundësi të importojmë gaz nga vendet e tjera. Atëherë do të kemi politikë fleksibile për çmimet. " - thotë Algirdas Butkevičius, kryeministër i Lituanisë.

Presidencë pas një krize të rëndë ekonomike

Lituania e ka marrë përsipër presidencën e BE pas një krize të rëndë ekonomike. Vetëm përmes një programi rigoroz kursimesh u bë i mundur balancimi i buxhetit të dhe stabilizimi i ekonomisë. Një ndihmë qe edhe financimi i BE, i cili veproi si një program stimulues. Rreth Vilnës janë ngritur me fondet e BE parqe teknologjike të shumta. Në fokus janë kompanitë që prodhojnë teknologji me lazer.

Investime në infrastrukturë dhe teknologji të reja

Kjo industri ka një traditë të gjatë në Lituani. Kjo kompani i ka rritur shitjet e saj vjetore deri në 30 për qind. Një nga blerësit kryesorë të produkteve të teknologjisë së lartë me lazer është Japonia. Në Lituani janë krijuar më shumë se 100 vende pune. Kjo politikë industriale është në qendë të vëmendjes së Presidencës lituaneze si një model për kapërcimin e krizës ekonomike edhe në vendet jugore evropiane.

"Shfrytëzimi i buxheti i BE në mënyrë efektive dhe përdorimi i fondeve për investime në infrastrukturë dhe teknologji të reja për të arritur rritje ekonomike dhe për të siguruar të ardhura nga taksat që të stabilizojnë buxhetin shtetëror të shteteve të BE është një proces afatgjatë."- thotë Algirdas Butkevičius, kryeministër i Lituanisë.

Algirdas ButkevičiusFotografi: Reuters

Kryeministri ituanez mendon se euroja një herë për një herë është e stabilizuar. Tani duhet që BE-ja të dalë nga stanjacioni ekonomik që të bëhet e gjitha më konkurruese.