Logjika e Trumpit
25 Tetor 2018Kërcënimi i Presidentit amerikan Trump është më shumë se absurd. Ai i kërcënoi qeveritë e El Salvadorit, Hondurasit dhe Guatemalës se do t'ua shkurtojë ndihmën për zhvillimin, sepse nuk i ndalojnë me dhunë emigrantët. Dhe kjo jo vetëm për shkak të kufijve tradicionalisht të hapur në jug të Rio Grande.
Presioni i migrimit, i nxitur nga varfëria ekstreme dhe kriminaliteti i frikshëm është kaq i madh, sa prej tij mund të përfitonte vetëm një aktor: krimi i organizuar, i cili operon që nga Meksika. Trumpit aq mund t'i bëjë për këtë. Por çdo vit, në të cilin Uashingtoni e lë vetëm ish-oborrin e tij të pasëm, së bashku me trashëgiminë dhe me faktorët e rinj destabilizues si itineraret e drogës, gjendja bëhet vetëm edhe më e keqe.
Kështu që ndërkohë është vetëm një çështje kohe, derisa nikaraguanët të përpiqen të arratisen me dhjetëra mijëra, nëse jo me qindra mijëra vetë në drejtim të veriut nga diktatura e Ortegas. Por regjimi i Ortegas zotëron më shumë se të tjerët një aparat represiv, i cili mund t'i plotësonte në fund interesat e Trumpit. A duhet shpërblyer në fund kjo?