1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lojë nervash në konfliktin për gazin - bllokohet sërish furnizimi i Evropës me gaz

DW13 Janar 2009

Komisioni Evropian konfirmon ribllokimin e livrimeve të gazit. Gazpromi dhe shoqëria ukrainase, Naftogaz fajësojnë njëra-tjetrën. Konsumatorët në Evropë duhet të presin ende.

Stacioni rus i gazit në Sudzha, në kufi me UkrainënFotografi: picture-alliance / dpa

Komisioni Evropian ka konfirmuar të martën se furnizimi me gaz nga Rusia nuk po zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar. Sipas vëzhgimeve të tij, "aktualisht rrjedh pak apo aspak gaz në drejtim të Evropës". Këtë e pohoi një zëdhënëse e KE-së në Bruksel. Rusia më parë kishte akuzuar Ukrainën se bllokon kalimin e gazit në drejtim të perëndimit.

Akuza të ndërsjella

Sipas shefit të Gazpromit, Alexej Miller pala ruse besoi se dera për gazin rus ishte hapur që të hënën në mbrëmje, por sërish është Ukraina ajo që bllokon livrimin e gazit. Miller u shpreh kështu të martën para gazetarëve. Njoftime të agjensive bëjnë të ditur se Ukraina ka konfirmuar bllokimin e gazit për shkak të kushteve të padurueshme që ka vënë Rusia për livrimin e gazit. Fillimisht ishte njoftuar nga Gazpromi se pas ndalimit të livrimit për gjashtë ditë, do të kalojë nëpër rrjet një sasi gazi prej 76 milionë metër kub në ditë.

Evropa duhet të merret sërish me problemin e gazit, pasi konflikti nuk është sheshuar, siç pohoi të hënën në mbrëmje Komisari i Bashkimit Evropian për energjinë, Andris Piebalgs pas konsultimeve të ministrave të energjisë. "Problemet me palën ruse janë zgjidhur."

Ekspertë të BE-së vizitojnë stacionin e gazit në SudzhaFotografi: AP

Kontrolli i ekspertëve

Ndërkohë ekspertët ndërkombëtarë kontrollojnë në stacionet e matjes së gazit në Ukrainë dhe në Rusi si dhe përgjatë rrjetit. Ata duhet të kontrollojnë gjithashtu nëse Ukraina devijon gaz pa të drejtë. Drejtuesi grupit të ekspertëve ndërkombëtarë, Filip Cornelis është shprehur se grupi i tij nuk është trup gjykues. "Detyra jonë është teknike. Ne mbajmë shënime për atë, se sa gaz rus mbërrin në lindje të Ukrainës dhe sa vazhdon të kalojë në vijën kufitare perëndimore të Ukrainës drejt konsumatorëve perëndimorë.

Konflikti ruso-ukrainas

Presidenti i shoqërisë ukrainase Naftogaz, Oleh DubinaFotografi: AP

Nuk dihet sa kohë do të kërkojë sheshimi i konfliktit energjetik midis Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja vendet vazhdojnë të grinden për çmimet si dhe për kushtet e ardhshme të livrimit. Rreth 80 për qind e gazit rus mbërrin në Perëndim nëpërmjet tubacioneve në Ukrainë. Si konsekuencë prej grindjes ruso-ukrainase për gazin presidenti i Lidhjes së Ekonomisë Energjetike dhe Hidrike në Gjermani, Martin Vajand, kërkoi diversifikimin e vendeve të importimit dhe të rrugëve të transportit.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë