1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lojërat Olimpike mbi shpinën e punëtorëve

Florian Bauer/Pandeli Pani28 Janar 2014

Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi do të jenë më të shtrenjtat e të gjitha kohërave. Organizatorët me sa duket kanë kursyer tek paga e punëtorëve.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Në Soçi po bëhen këto ditë përgatitjet përfundimtare për Lojërat Olimpike Dimërore që zhvillohen nga 07 deri më 23 shkurt. Në kantjeret e mëdha të ndërtimit sheh sot ndërtesa olimpike që kanë kushtuar miliarda. Çeliku dhe qelqi i tyre shndritin nën diellin e këtij vendi turistik në Detin e Zi. Tani vështirë se këtu mund të takosh ndonjë punëtor. Ata janë kthyer tashmë në vendet e tyre në Azinë Qendrore dhe pasi kanë punuar shumë për muaj për ambientet e Olimpiadës, shumica e tyre janë ende duke pritur për rrogat.

Frikë për të folur

Në një lagje të varfër të Soçit ka një zyrë organizata e të drejtave të njeriut Memorial. Seli e organizatës është në Moskë. Që nga korrik 2012 Semyon Simonov u ka ndihmuar rreth 1.500 punëtorëve në Soçi për problemet e tyre. Askush nuk e di më tepër për fatin e tyre se ai. "90 për qind e të gjithë punëtorëve të objekteve olimpike në Soçi ose nuk i kanë marrë pagat e tyre ose vetëm një pjesë," thotë ai. "Pa punën e tyre Lojërat Olimpike nuk do të ishin bërë të mundura, por ata nuk po paguhen. Atyre nuk u kanë dhënë as leje zyrtare pune, dhe në fund shumë prej tyre u dëbuan me forcë.

Fotografi: DW/Arne Lichtenberg

"Deri tani fati i punëtorëve në Soçi nuk i ka interesuar askujt. Kjo edhe sepse shumica e më shumë se 100.000 punëtorëve aty janë nga vendet e Azisë Qendrore dhe ata kanë kohë që nuk janë më në Soçi. Shumë prej tyre janë kthyer sërish në Taxhikistan, ku të ardhurat mujore janë shpesh nën 200 euro. Gjysma e vendit jeton sipas Bankës Botërore prej parave që fitojnë punëtorët taxhikë jashtë vendit. Në një treg në lindje të kryeqytetit Dushanbe shumë vetë tregojnë se kishin punuar në Soçi, por nuk kanë marrë asnjë rrogë. Po askush prej tyre nuk dëshiron ta thotë një që të tillë publikisht.

Skllavëri moderne

Në një vendbanim nja dy orë me makinë larg kryeqytetit jeton Golip Yunusov, 62 vjeç, i cili tregon se kishte punuar për disa muaj si kryepunëtor i një brigade me 23 vetë që kishte ngritur ndërtesat ku do të qënfrojnë vullnetarët në Soçi. Ai dhe kolegët e tij duhet të merrnin 455.00o rubla, rreth 10.000 euro, por nuk kanë marrë deri tani asgjë. "Skllavëri moderne, shfrytëzim ishte, thotë ai, nuk kishim asnjë ditë pushim dhe flinim tetë vetë në 18 metra katrorë. Po të sëmurej njeri, i thoshin ky është problemi yt."

Golipi na merr me vete te Sobiri, i cili kishte punuat gjithashtu si kryepunëtor i një brigade në Soçi. "Na kanë shfrytëzuar si të ishim të burgosur, tregon Sobiri, ende na kanë borxh 350.000 rubla rreth 7.000 euro." Një burrë tjetër që afrohet tregon se ai dhe i vëllai kishin marrë një kredi në bankë për të paguar fluturimin për në Soçi. "Tani në vend të rrogës, kemi boxhe," - thotë ai.

Me sa duket kemi të bëjmë me një sistem

Semjon Simonow i organizatës së të drejtave të njeriut Memorial thotë: "Duket qartë se kemi të bëjmë me një sistem, punëtorët e huaj nuk paguhen dhe pastaj i dëbojnë nga vendi".
Por edhe punëtorët rusë janë të prekur. Shumë prej tyre tregojnë se nuk e kanë marrë rrogën të plotë.

Fotografi: DW/Arne Lichtenberg

Komiteti organizator i Lojërave Olimpike në Soçi nuk pranon të japë intervistë. Kryetari gjerman i këtij komiteti, Thomas Bach, ka gjithashtu shumë punë. IOC-ja jep shkurt përgjigje me shkrim se për rrogat që nuk janë paguar ende, janë paguar ndërkohë rreth gjashtë milionë euro.

Po si mund të bëhen pagesa të tilla, kur sipërmarrjet nuk kanë regjistruar thuajse asnjë punëtor e pale pastaj që punëtorët që presin për rrogat e tyre në Azinë Qendrore të kenë llogari bankare?

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW