1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

040711 Olympia Porträt Pyeongchang

6 Korrik 2011

Sot u morr në Durban vendimi cili vend do të jetë mikpritës i Lojërave Olimpike Dimërore 2018. Shanset më të mëdha i kishte qyteti koreanojugor Pyeongçang dhe ai fitoi në konkurim.

Kandidat me shanse të mëdha është edhe qyteti koreanojugor Pyeongçang
Kandidat me shanse të mëdha është edhe qyteti koreanojugor PyeongçangFotografi: DW

Planin më kompakt dhe më eficient sportiv në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore - këtë premton deklarata për shtyp e kandidatit koreanojugor, qytetit Pyeongçang. Fjalë të mëdha, të cilat mund të verifikohen shpejt.

Dan Moon i njeh mirë lojërat olimpike dimërore. Ai është koordinator për sportin, një nga njerëzit më të rëndësishëm të bordit përgatitor për kandidaturën e Pyeongçangut. "Kjo që shohim është Alpensia, zemra e lojërave dimërore në Pyeongçang. Alpensia do të thotë alpet e Azisë", sqaron dan Moon duke treguar pistat e skive dhe biatlonëve.

Në anën tjetër Dan, tregon komplekset e ndërtesave sportive, një kompleks sportiv, Yong Pyong në të cilin zhvillohen edhe garat e skisë. Gjithçka është gati, vetëm pistat e ecjes me ski në stil të lirë dhe ato për snowbordet duhet të ndërtohen.

Cili do të jetë shtetin mikpritës të Lojërave Olimpike Dimërore 2018?Fotografi: picture alliance/dpa

Dan shikon nga Alpensia Village. Një qytet - resort sportiv i cili u ngrit për 1,4 miliardë dollarë mbi arat e patateve. Me krenari menaxheri i sportit tregon për pavionet e sportit për atletët, vendet e akomodimit për gazetarët dhe për hotelin IOC. Pas kompleksit sportiv do të ndërtohet kanali i akullit për bob.

Në anën përballë ngrihen malet Taebaek 1700 metra të larta, 30 minuta më larg shtrihet qyteti Gangenung, vend i zhvillimit të garave sportive në akull.

90 përqind e sportistëve që jetojnë në Alpensia mbërrijnë për 5-10 minuta në pikat e tyre sportive. Distanca e shkurtër është thelbi i konceptit të kandidaturës së këtij qyteti,dhe ajo i reziston çdo lloj verifikimi.

Por si qëndrin puna me borën. Të paharruara janë pamjet e biatlonit 2009 kur Magdalenba Neuner dhe kolegët e saj ngatërruan rrugët. Nuk është problem, thotë Charm Lee drejtor për turizmin dhe zëvendëspresident i Shoqatës kombëtare të skive. "Në dimër ka borë, kur erdhën anëtarët e komitetit një ditë më parë kishte rënën 1metër e 20 cm. dëborë."

Cili do të jetë shtetin mikpritës të Lojërave Olimpike Dimërore 2018?Fotografi: AP

Koreanët kanë punuar mirë. Edhe për ambientin dhe mbrojtjen e natyrës. Rryma përftohet nga komplekset eolikë, panelet diellorë dhe komplekset gjeotermikë.

Pyeongçang 2018. Një koncept vërtet bindës.

Autor: Taufig Khalil/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë