1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Londra: Deklarat e Elon Mask provokim "dhune e intimidimi"

16 Shtator 2025

Qeveria britanike kritikoi ashpër fjalimin e Elon Maskut përmes video-konferencës në demostratën e madhe të të djathtëve në Londër: Deklaratat e Musk "të rrezikshme dhe nxitëse".

Portret i miliarderit Elon Musk nga SHBA me berretë të zezë dhe flamurin amerikan në sfond
Elon Musk edhe më parë e ka sulmuar verbalisht qeverinë dhe opinionin publik britanik, se në Mbretërinë e Bashkuar është rrezikuar në mënyrë akute liria e shprehjes së mendimit. Fotografi: Allison Robbert/AFP/Getty Images

Qeveria britanike i ka kritikuar ashpër deklaratat e miliarderit nga SHBA-ja dhe shefit të Teslas Elon Musk gjatë demonstratës së populistëve të djathtë në fundjavë në Londër kundër migracionit ilegal.

Kryeministri Keir Starmer i quajti deklaratat e Elon Musk-ut si të rrezikshme, por megjithatë ai refuzoi sanksionet ndaj miliarderit. Starmer shkruajti në platformën X: "Britania e Madhe është një komb, që krenohet për tolerancën, diversitetin dhe respektin." Protesta paqësore është "një bërthamë e vlerave të vendit tonë".

"Gjuhë e rrezikshme dhe nxitëse"

Populli britanik nuk dëshiron këtë "gjuhë të rrezikshme dhe nxitëse", tha një zëdhënës i kryeministrit Starmer. Mbretëria e Bashkuar është "një vend i drejtë, tolerant dhe me dinjitet", tha zëdhënësi. Me të tilla deklarime "provokohet dhunë dhe intimidim në rrugët tona".

Edhe politikanë të tjerë britanikë i dënuan deklaratat e miliarderit. Ministri i Ekonomisë Peter Kyle tha, se deklaratat e Elon Musk-utishin "diçka e pakuptueshme" dhe "absolutisht të papërshtatshme". Sidoqoftë manifestimi i protestës tregoi, se e drejta dhe liria e shprehjes së mendimit janë në nivelin e duhur.

Kryetari i liberal-demokratëve, Ed Davey, e akuzoi Musk-un, se po ndërhyn në demokracinë britanike. Gjithashtu, sipas tij, Musk është përpjekur "të nxisë dhunë në rrugët tona". Ai tha, se Starmer nuk duhet t'i japë më porosi qeveritare koncernit Tesla.

Demonstrata kundër migracionit ilegal në LondërFotografi: Jaimi Joy/REUTERS

Musk: "Dhuna po vjen tek juve. Mbrohuni ose do të vdisni."

Gjatë manifestimit masiv të skenës së djathtë me mbi 110.000 pjesëmarrës në qendër të Londrës Musk u lidh përmes video-konferencës. Në fjalën e tij ai tha, se opinioni britanik ka "frikë të ushtrojë lirinë e mendimit". Media publike, BBC, sipas Musk, është "bashkëfajtore në shkatërrimin e Britanisë së Madhe".

Muks iu referua edhe temave të emigracionit dhe Brexitit. Duke iu drejtuar demonstruesve të së djathtës ai tha: "Nëse ju zgjidhni dhunën ose jo, dhuna vjen tek juve. Ose mbrohuni, ose do të vdisni (...)." Musk kërkoi shpërbërjen e parlamentit në Londër dhe zëvendësimin e qeverisë laburiste të Stramerit.

Musk edhe më parë e ka sulmuar verbalisht qeverinë dhe opinionin publik britanik dhe ngjashëm si qeveria Trump ai kritikon, se në Mbretërinë e Bashkuar është rrezikuar në mënyrë akute liria e shprehjes së mendimit. Musk mban lidhje me ekstremistin e djathtë britanik, Tommy Robinson dhe gjatë fjalimit përmes videokonferencës kjo lidhje ndërmjet tyre doli sërish në  pah.

Tema emigracionitilegal në Britaninë e Madhe ka ndezur debatet, veçanërisht sa ka të bëjë me mbërritjen e migrantëve me barka të vogla përmes Kanalit të Lamanshit. Që nga fillimi i vitit përmes kësaj rruge kanë mbërritur në Britaninë e Madhe mbi 30.000 vetë. Strehimi i azilkërkuesve nëpër hotele shkaktoi protesta gjatë verës.

 

 

ard/dpa