1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lufta e Iranit: Bllokimi i Hormuzit prek ekonominë botërore

4 Mars 2026

Lufta e Iranit dhe bllokimi i ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik mund të ketë pasoja deri në recesion për të gjithë ekonominë botërore.

Anijet çisternë para brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe në ngushticën e Hormuzit
Mjaft anije janë bllokuar ndërkohë nga lufta e Iranit në ngushticën e Hormuzit dhe ato rrezikohen edhe prej sulmeveFotografi: Amr Alfiky/REUTERS

Ngushtica e Hormuzit - kjo ngushticë detare është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Sauditedhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.

Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut.

Teherani e konsideron ngushticën e Hormuzit si çelësin kryesor për sigurimin e interesave strategjike në rajonFotografi: NASA/The Visible Earth/dpa/picture alliance

Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3,7 kilometra.

Ngushtica e Hormuzit kyç për interesat strategjike në rajon

Edhe në të shkuarën në kontekstin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, Teherani vazhdimisht ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës Hormuz. E njëjta gjë po ndodh edhe në konfliktin aktual. Sipas ekspertëve të ekonomisë, në rast se ngushtica e Hormuzit e përfshirë tani nga lufta mbetet e bllokuar rrezikohet ndjeshëm e gjithë ekonomia botërore. Teherani e konsideron këtë rrugë detare si çelësin kryesor për sigurimin e interesave strategjike në rajon në jug të Iranit dhe të Gjirit Persik.

Përmes rrugës së Hormuzit transportohet një e pesta e konsumit botëror të naftës

Hormuzi zë vendin e dytë ndër itineraret më të rëndësishme në botë për transportin e naftës si rruga Malacca dhe Kanali i Suezit.

Një humbje nga bllokimi i kësaj rruge detare si pasojë e konfliktit aktual do të ishte e vështirë të kompensohej. Pasoja janë rritja e çmimit të naftës e benzinës, që gjithësesi ditët e fundit janë shtrenjtuar.

Po ashtu mund të krijoheshin ngushtica në zinxhirin e furnizimeve për shumë produkte nga nafta. Prishja e këtij zinxhiri mund t'i krijojë vështirësi ekonomisë në shumë vende të botës.

 

 

Dan Hirschfeld Videoreporter me fokus te sektori i hapësirës ajrore, zinxhirët e furnizimit dhe turizmi
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW