Lufta e Parë Botërore me interes për të rinjtë
21 Janar 20141914. Ky vit ka javë që shfaqet në shumë revista, artikuj dhe në shpallje për filma dhe ekspozita. Interesi i madh për shpërthimin e luftës, përvjetori i 100-të i së cilës është këtë verë, konfirmohet edhe në një sondazh të Institutit të Sondazheve Forsa. Shumica dërmuese e gjermanëve interesohet për informacione për ngjarjet e atëhershme, por veçanërisht ai që interesohet më fort është brezi i 14-29 vjeçarëve.
Luftë Botërore e lënë pas dore?
Po si shpjegohet që një ngjarje, kaq e largët nga bota e të rinjve ka për ta një forcë kaq të madhe tërheqëse? Psikologun Carlps Kölbl nga Universiteti Bayereuth kjo nuk e çudit: "Kjo mund të ketë të bëjë me faktin, që nxënësit në mësimin e historisë mësojnë relativisht pak për Luftën e Parë Botërore dhe prandaj thonë: për këtë duam të dimë më tepër!" Lufta e Dytë Botërore dhe para së gjithash nacionalsocializmi është dominues në diskursin historik-kulturor të Gjermanisë - kurse koha midis 1914-1918 është lënë pas dore. Kölbl bën kërkime lidhur me ndërgjegjen historike të të rinjve dhe e përfytyron që Lufta e Parë Botërore pikërisht në rastin e gjermanëve mund të ketë njëfarë funksioni shkarkues: në një kohë kur në rastin e Luftës së Dytë Botërore është e qartë se ishte Gjermania që e nisi atë me sulmin kundër Polonisë më 1 shtator 1939 dhe mban përgjegjësi për këtë, në rastin e Luftës së Parë Botërore kjo nuk është edhe kaq e qartë: "Aq më tepër, që për momentin ka edhe një diskutim tjetër për faktin që Gjermania nuk është e vetmja që mban faj për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore", thotë Kölbl - si për shembull në librin e historianit australian, Christopher Clark "Somnambulët".
Historia të jep orientim moral
"Kjo është njëra nga temat, tek e cila bëhen përpjekje, që tezat e ndryshme të shkencës dhe mendimet e ndryshme për këtë të përfshihen në mësimin në shkolla", beson Ulrich Bongertmann, autor librash shkolle dhe kryetar i shoqatës së mësuesve të historisë. Por kjo nganjëherë nuk është fare e lehtë, sepse nxënësit vërtet që janë të interesuar për temën, por dinë pak për të". Kompleksiteti i çështjes së fajit nuk mund të përmblidhet në një orë mësimi ose në 45 minuta mësim."
Sipas përvojës së tij, të rinjtë janë shumë të hapur për diskutime të kësaj natyre. Raste për këtë ka mjaft: në vjeshtë vjen 75 vjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore - dhe i rënia e Murit, 25 vjet më parë.