1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lufta për naftën? Sa duhet të kushtojë ari i zi

Arnd Riekmann27 Nëntor 2014

Në Vjenë vendet anëtare të OPEC-ut diskutojnë mbi rënien e çmimit të naftës dhe kundërmasave për të ndalur këtë trend. Nuk ka ujdi për një reduktim të prodhimit të naftës me qëllim të stabilizimit të çmimit.

Symbolbild Erdölförderung Erdöl Öl
Fotografi: picture alliance/dpa

Nafta është grasoja e ekonomisë botërore. Ajo është lënda e parë më e rëndësishme strategjike. Çmimi për arin e zi ka aq pushtet sa mund t'i japë krahë ekonomisë botërore ose ta rrëzojë atë në greminë. Ashtu si çmimi i lartë i bën prodhuesit të gëzojnë dhe ju dhemb konsumatorëve, një çmim i ulët e nafte sjell probleme për prodhuesit. Rusia po vuan shumë këto kohë për shkak të çmimit të ulët.

Ministri rus i Financave, Anton Siluanov e përmblodhi gjendjen të hënën (24.11.) në shifra: sipas tij Rusisë i kushton 100 miliardë dollarë në vit rënia e çmimit të naftës me 30%. Ndërsa koston e sanksioneve të perëndimit, ai e përcaktoi me 40 miliardë dollarë. Edhe Venezuela dhe Irani ndjehen të goditur nga rënia e çmimit të naftës.

Debat për sasinë e prodhimit

Të 12 prodhuesit e naftës të organizuar tek OPEC- përbëjnë vërtet një të tretën e prodhimit botëror të naftës. Por kjo organizatë mund të ulë prodhimin, me qëllim të stabilizimit të çmimeve, ose rritjes së tyre. Sipas të dhënave të Deutsche Bank- Bankës Gjermane kjo organizatë ia ka dalë 11 herë me sukses që nga viti 1984 të praktikojë uljen e prodhimit. Rusia, e cila nuk është anëtare e OPEC-ut kërkoi para takimit të OPEC një redukim të sasisë së prodhimit të naftës.

Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Klimentyev/Ria Novosti

Në një intervistë me agjencinë rusë të lajmeve, Tass, presidentin Putin përdori tone kërcënuese dhe paralajmëroi nga një efekt-domino: "Bota moderne është shumë e ndërlidhur. Nuk ke asnjëherë garanci, që sanksionet, rënia e çmimit të naftës dhe rënia e vlerës së rublës kanë efekt katastrofal vetëm për ne." Një ditë para takimit të OPEC-ut, koncerni rus, Rosneft bëri publik reduktimin e prodhmit me 25.000 fuçi - me shpresën e dërgimit të një sinjali tek OPEC. Tregjet megjithatë nuk u dnikuan.

Çmimin e vendos Arabia Saudite

Kur vjen puna për uljen e prodhimit sytë drejtohen tek Arabia Saudite. Mbretëria është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës tek OPEC. Leon Leschus, ekspert për naftën në Institutin e Hamburgut për Ekonominë Botërore shpjegon se kur ka pasur rënie të prodhimit të naftës në të shkuarën, Arabia Saudite ka ndërhyrë menjëherë duke e rritur prodhimin. "Sigurisht është më e lehtë të zgjerosh prodhimin, sepse të ardhurat janë më të mëdha, se sa të vendosësh për të kundërtën, uljen e prodhimit."

Sidoqoftë Arabia Saudite ka kaq shumë pushtet në treg, saqë veprimet e saj

ndikojnë masivisht në formësimin e çmimit. Këtë u desh ta pranojë edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry gjatë një udhëtimi në shtator. Lidhur me pyetjen nëse gjatë vizitës së tij është folur për faktin që Rusia ka nevojë për një çmimi nafte prej 100 dollarë për fuçi, Kerry, sipas mediave, buzëqeshi fillimisht, pastaj tha: "Sauditët janë shum,ë shumë të vetëdijshëm për aftësitë që kanë në influencimin e çmimit."

Fotografi: Reuters/N. Kamm

Këtë aftësi e kanë edhe vetë amerikanët. Ky është së paku opinioni i legjendës amerikane, investitorit, George Soros. Më 20 Mars Soros shkaktoi debat gjatë një diskutimi të organizuar nga Heinrich-Böll Stiftung, kur tha se SHBA duhet të hedhin në treg rezervat e naftës, që të ushtrojnë presion tek Moska, përmes uljes së çmimit. "Ekonomia ruse është e dobët, sepse oligarkët rusë që e komandojnë vendin, nuk kanë besim tek ajo dhe i çojnë paratë e tyre jashtë."

Teoritë e konspiracionit lulëzojnë

Nuk ka çudi që teoritë e konspiracionit morën hov para takimit të OPEC-ut. Shumë e përpahur është teza, se e një loje gjeopolitike të Arabisë Saudite dhe SHBA-së, me qëllim qëtë gjunjëzojnë jo vetëm Rusinë, por edhe Iranini. Frank Umbach, drejtor i studimeve në "Qenrën Europiën për Energjinë dhe Burimet" në Kolegjin Kings të Londrës shpjegon se një lojë e tillë ka ekzistuar në vitet 80-të. "Në vitin 1986 çmimi i naftës ra me më shumë se 50%. Dhe ky ishte fillimi i kolapsit të Bashkimit Sovjetik."

Rënien aktuale të çmimit, eksperti megjithatë nuk e lidh me një lojë të SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Ai i shikon të dy producentët në një rivalitet të ashpër. "Shumë vëzhgues janë të mendimit se Arabia Saudite po teston se sa mund të bjerë çmimi i naftës, me qëllim që të ketë ndikim më të madh në prodhimin e naftës përmes 'fracking' në SHBA." Metoda frackng është ekonomike, sipas ekspertit Leschus vetëm nëse fuçi nafte shitet 80-90 dollarë.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë