1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Luftime në Pakistan,vriten 13 ithtarë të talebanëve radikal

22 Korrik 2007


Në Pakistan , gjatë luftimeve në afërsi të kufirit afgan, sipas të dhënave të ushtrisë, janë vrarë 13 ithtarë të talebanëve radikalislamik.Sipas një zedhënësi të ushtrisë, ekstremistët kishin sulmuar një postë kontrolli në rajonin malor në veri të Vaziristanit.Ushtria pakistaneze kishte vënë në përdorim kundër luftëtarëve talebanë artileri të rëndë dhe avionë ushtarakë.Në jug të vendit është gjetur një kufomë e një udhëheqësi,i cili ka qenë i njohur për qëndrimin e tij miqësor me qeverinë.