1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lustracioni në vendet e Lindjes & Si perceptohet integrimi evropian në Shqipëri?

22 Maj 2009

Dosjet e Sigurimit në vendet e ish-bllokut lindor. "Integrimi i Evropës juglindore - Politika e demokratizimit të organizmave evropianë"

- 19 vjet më parë qytetarët e Republikës Demokratike Gjermane sulmuan qendrën e Sigurimit të Shtetit, Stasi, në Berlinin Lindor. Pas kësaj u krijua një zyrë e veçantë me emrin e ndërlikuar 'I Ngaruari Federal për dokumentat e sigurimit të shtetit të ish-RDGJ-së.' Zyra bënte të mundur shikimin e dosjeve nga të prekurit. Me kalimin e viteve u zbuluan shumë ish-bashkëpuntorë të Stasi-t shumë viktima morën vesh se çfarë ishte regjistruar për ta dhe kush i kishte spiunuar ata. Në shumë vende të tjera të Evropës Lindore kishte sigurime të fshehta të ngjashme, por megjithatë mënyra e trajtimit të dosjeve është e përcaktuar me rregulla shumë të ndryshme. Edhe 20 vjet pas kthesës akoma shumë shoqëri po përballen me trashëgiminë e sigurimeve të fshehta. Në nismë të serialit tonë mbi përpunimin e dosjeve në vendet ish-komuniste Bernd Riegert bisedoi me Hans Altendorf, Drejtor i Zyrës së Dokumentave të Stasi-t në Gjermani:

- Në Shqipëri dhe prej saj, është e vështirë të hedhësh një sy kritik mbi angazhimet e organizmave evropiane në vend. Kush angazhohet me to dhe duhet të ketë një qëndrim është ose krejt proevropian, ose krejt skeptik ose diçka mes të dyjave. Judith Hoffman, nuk ia ka lënë gjykimin e saj mbi angazhimin e organizmave evropianë në Shqipëri rastësisë, por ka bërë një studim. Aida Cama shfletoi studimin e saj të sapoboatuar në librin "Integrimi i Evropës juglindore - Politika e demokratizimit të organizmave evropianë në Shqipëri" dhe bisedoi me autoren.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë