Më 17 nëntor, në Kosovë zhvillohen zgjedhjet
1 Shtator 2007Reklamë
Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, shpalli datën e
mbatjes së zgjedhjeve në Kosovë. Më 17 nëntor do të mbahen zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.
Mirëpo, pavarësish vendimit të shefit të UNMIK-ut, kjo datë edhe mund të shtyhet nëse konstatohet se zgjedhjet pengojnë procesin e zgjidhjes së statusit.Vendimi u bë i ditur pas një takimi të gjatë me ekipin e negociuesve të Prishtinës për statusin e Kosovës, i cili kishte propozuar po këtë datë për zgjedhjet e reja. Rycker tha se është me rëndësi që demokracia të ecë rrugës së vet.
