1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më pak nuse nga Kosova

Anila Shuka 6 Nëntor 2008

Që kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e ligjit të ri të imigrimit, numri i vizave për bashkim familjar që ka lëshuar ambasada gjermane në Prishtinë ka rënë në mënyrë drastike

Përfaqësitë gjermane në Kosovë dhe Tajlandë renditen të parat lidhur me reduktimin e vizave për bashkim familjar
Fotografi gjithnjë e më të rrallaFotografi: BilderBox

Ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2007 në Gjermani erdhën afro 1800 kosovarë për t'iu bashkangjitur bashkëshortëve, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, pra një vit më vonë, ky numër u zvogëlua me afro 42 për qind, pra në gati 1000. Kjo shifër bëhet e ditur në një sqarim që qeveria gjermane i ka drejtuar parlamentit me kërkesë të grupit parlamentar të së Majtës. Sipas dokumentit që ende nuk është publikuar, por që e posedon Deutsche Welle në shqip, përfaqësitë gjermane në Kosovë dhe Tajlandë zënë vendin e parë për nga reduktimi i vizave për bashkim familjar.

Ka raste kur zvarritjet çojnë deri në ndarjen e çifteveFotografi: dpa


Ekspertët thonë se kjo është një pasojë e drejtpërdrejtë e ligjit për imigrimit, varianti më i ri i të cilit hyri në fuqi në verën e vitit të kaluar. Si kusht për dhënien e vizës, bashkëshortëve të të huajve, u është vënë dëshmia e njohurive të gjuhës gjermane. Një parakusht tjetër që prek edhe shumë shtetas të Kosovës është se bashkëshortja duhet të ketë arritur moshën 18 vjeçare.


Këto dy rregulla qeveria e koalicionit të madh i vendosi me qëllim që të parandalonte fenomenin e martesave të detyruara dhe të nxiste dëshirën e bashkëshorteve për t'u integruar në Gjermani. Grupi i Të Majtës dhe shumë organizata joqeveritare i kritikojnë ato. Në një gjykim që zyra e deputetes së majtë Sevim Dagdelen i bën përgjigjes së qeverisë gjermane thuhet ndër të tjerash se këto shifra tregojnë se ndryshimi i ligjit jo vetëm që e zvarrit deri në tre muaj bashkimin familjar, por ai e redukton atë në një masë tepër të konsiderueshme. Bedri Xhafa, nga Agjencioni Për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë, që kryen testet e gjuhës në Prishtinë, i tha Deutsche Welles se ka raste kur zvarritjet çojnë deri në ndarjen e çifteve.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW