1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më shumë se 60 të vdekur nga zjarret në Greqi

27 Gusht 2007

Nga zjarret shkatërruese në jug të Greqisë sipas një bilanci të fundit të autoriteteve kanë humbur jetën mbi 60 vetë. Vetëm në 24 orët e fundit zjarrfikësit regjistruan rreth 90 zjarre të reja. Skuadrat e shuarjes së zjarrit kanë mundur deri tani me ndihmën e helikopterëve nga ajri të mbajnë larg zjarrin nga Olimpia në jug të gadishullit të Peloponezit. Pjesë të tera të kopshteve perreth muzeut dhe stadiumi antik moren flakë. Zjarret po shkaterrojnë edhe zonën perreth Korintit, në ishullin Eubëa dhe në Greqinë qëndrore. Qeveria ofron deri në një milionë euro shperblim për çdo denoncim, për kapjen e personave që kanë vënë me qëllim zjarrin.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW