1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më pak produkte të rrezikshme

Christoph Hasselbach/ Pandeli Pani9 Maj 2012

Bilanc pozitiv i Komisionerit të BE-së për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të Shëndetit, John Dalli. Jo të gjitha produket e rrezikshme janë importe nga vendet joevropiane

** ARCHIV ** Arbeiterinnen setzen am 4. September 2007 in einer Fabrik im chinesischen Dongguan Teile fuer Spielzeugautos zusammen. Experten haben auf Probleme bei der Sicherheit von Spielzeug und anderen Produkten aus Asien hingewiesen. Sowohl Holger Brackmann von der Stiftung Warentest als auch Klaus Brueggemann vom Verband der Technischen Ueberwachungs-Vereine (VdTUEV) sahen waehrend eines Expertengespraeches im Verbraucherausschuss des Bundestags am Mittwoch, 14. Nov. 2007, Handlungsbedarf. (ddp images/AP Photo/Eugene Hoshiko) --- ** FILE ** Workers assemble toy cars at the production line of Dongguan Da Lang Wealthwise Plastic Factory in Dongguan, China in this Sept. 4, 2007 file photo. (ddp images/AP Photo/Eugene Hoshiko)
Fotografi: AP

Viti 2011 ishte një vit veçanërisht i mirë për sigurinë e produkteve në Evropë - raportoi Komisioneri i BE-së për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të Shëndetit, John Dalli. Autoritetet kombëtare të mbrojtjes së konsumatorit dhanë vitin e kaluar 1800 herë alarm përmes sistemit evropian të paralajmërimit, RAPEX. Pas kësaj nga tregu u hoqën veshje, lodra, makina, pajisje elektrike apo produkte kozmetike. Në fakt, kjo përbën një rënie të konsiderueshme prej rreth 20 për qind krahasuar me kulmin e shënuar në vitin 2010. Në atë kohë u raportuan rreth 2.250 raste. Këto rreziqe përfshijnë rreziqe për lëndime, për t'u mbytur apo rrezik nga goditje elektrike. Një rast spektakolar një vit më parë ishte një arush pellushi, i cili kishte rrezik shpërthimi. Problematike janë sidomos pajisje të ndryshme elektrike, të cilat fillojnë lehtësisht të shkrihen apo të digjen.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Shifra më të mira për shkak të kontrollit më të pakët?

Shifrat në rënie për vitin 2011 në thelb mund të thonë dy gjëra: Kjo mund lidhet me atë që në tregun evropian ka pasur produkte më pak të rrezikshme. Por  mund të thotë gjithashtu edhe thjesht se agjencitë e raportimit apo konsumatorët kanë qenë më pak të vëmendshëm. Prandaj Monique Goyens, kryetare e organizatës evropiane të mbrojtjes së konsumatorit BEUC, paralajmëron ndaj vetëkënaqësia e tepruar. Ndoshta, disa shtete anëtare kanë kursyer si edhe në shumë fusha të tjera edhe në atë të mbrojtjes së konsumatorit: "Ne shpresojmë që rënia nuk është rezultat i testeve të pakta nga shtetet nën presion financiar."

Lëvdata për kinezët

Komisioneri Dalli beson se autoritetet kombëtare e përdorin RAPEX më mirë se më parë dhe se është përmirësuar cilësia dhe dobia e raporteve. Gjithashtu është përmirësuar bashkëpunimi me autoritetet doganore, të cilat i identifikojnë direkt në kufi rastet e mallrave të rrezikshme.

Shumica e rasteve të raportuara lidhet me importet kineze, më shumë se 50 për qind. Arsyeja kryesore është se Kina mbulon një pjesë shumë të madhe të tregut të lodrave dhe pajisjeve elektrike në Evropë. Por Dalli e vlerësoi shprehimisht bashkëpunimin e përmirësuar me kinezët. Numri i rasteve të ankimit për mallra nga Kina ka rënë disi. Kina gjithashtu e ka vënë theksin edhe në tregun e saj të brendshëm dhe ndërkohë  edhe konsumatorët kinezë kërkojnë cilësi, tha Dalli: "Dhe kjo është e mirë edhe për ne."

Fotografi: picture-alliance/ dpa

Problematike edhe mallrat nga Evropa

Jo të gjitha produket e rrezikshme janë importe nga vendet joevropiane. Edhe në BE ka gjithashtu kompani që janë përpjekur t'i anashkalonin kërkesat evropiane të sigurisë, tha Dalli. Produktet evropiane të kritikuara për shkaqe sigurie përbëjnë afërsisht një të pestën e shumës së përgjithshme. 43 syresh janë prodhime gjermane.