1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mëse 70 të vdekur pas shpërthimeve në Irak

1 Gusht 2007

Prej disa shpërthimeve në disa pika të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, gjetën vdekjen rreth 70 vetë. Sipas të dhënave të autoriteteve irakiane prej shpërthimit të një autoboti të ngarkuar me naftë që kishte ndalur përpara një pike furnizimi me karburant, u vranë 50 vetë dhe u plagosën 60 të tjerë. Kurse prej shpërthimit të një autobombe në një lagje tregtare të Bagdadit gjetën vdekjen 16 vetë. Kurse prej një shpërthimi në jug të Badgadit gjetën vdekjen tre persona të tjerë.