Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin
18 Qershor 2021Pamje të tilla kishim kohë që nuk i kishim parë në Berlin: Kancelarja gjermane Angela Merkel priti të premten, 18.06. 21, jo virtualisht, por fizikisht, në Berlin presidentin francez, Emmanuel Macron. Dy krerët e shteteve thanë në konferencën e përbashkët të shtypit para takimit se do të bisedojnë gjatë darkës për shumë tema në prag të samitit të rregullt të Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili zhvillohet në datat 24 dhe 25 qershor 2021 në Bruksel. Temat kryesore janë Turqia dhe Rusia, marrëdhëniet e BE-së me të cilat kanë filluar të zbuten ngapak pas vizitës së presidentit Biden në Bruksel dhe takimit të tij me presidentin Putin në Gjenevë. Por edhe përballja me variacionin e ri të koronës, delta, që po përhapet me shpejtësi në Evropë do të jenë temë e bisedës.