1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Malarja vret çdo vit 800.000 fëmijë

18 Tetor 2007

Sipas të dhënave të UNICEF-it, çdo vit në botë vdesin 800.000 fëmijë nga sëmundja e malarjes. 80 për qind e viktimave të malarjes janë fëmijë në moshë nën pesë vjeç nga zonat në jug të Saharës në Afrikë, bëri të ditur agjensia e OKB-së për ndihmën për fëmijët në Köln. Veçanërisht në krahinat rurale pjesa më e madhe e fëmijëve flenë pa mbrojtje nga mushkonjat, të cilat mbartin mikrobin e sëmundjes. Nëse rrjetat për mbrojtjen nga mushkonjat do të përdoreshin në masë, vdekshmëria e fëmijëve mund të ulej nën 18 për qind, u tha nga UNICEF. Edhe përkujdesja mjekësore vazhdon të jetë e pamjaftueshme. Vetëm një në tre fëmijë të prekur nga malarja merr medikamente dhe shpesh fjala është për variante të vjetëruara.