Mali i Zi: Fitore e DPS, por me rezultat të ngushtë
31 Gusht 2020(e akt.) Sipas rezultateve të publikuara të hënën nga Komisioni Zgjedhor, Partia Demokratike e Socialistëve, DPS ka fituar me rezultat të ngushtë zgjedhjet parlamentare. Në bazë të numërimit të votave, DPs ka fituar 35,06% të votave, kurse aleanca pro ruse opozitare ka arriutr 32,55%.
Që në fillim u tha sr zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi kanë shënuar humbje të ndjeshme për Partinë Demokratike të Socialistëve, DPS të presidentit afagjatë, Milo Gjukanoviç.
Gjukanoviç: Lufta për shumicën vazhdon
Sipas mediave të hënën, thuhej se partia DPS bashkë me partnerët potencialë, dy parti të vogla socialdemokratike dhe partitë shqiptare dhe boshnjake të pakicave mundet në rastin më të mirë të arrijë 40 vende në parlamentin e vendit të vogël. Gjukanoviçi 58 vjeçar vetë nuk hoqi dorë nga pretendimi i udhëheqjes, megjithë publikimet për humbje të ndjeshme. Para përkrahësve në Prodgoricë ai tha. "Ne kemi tani së bashku me partnerët tanë tradicionalë 40 mandate". Por ai pranoi se "lufta për shumicën në parlament vazhdon". Kurse kreu i aleancës së opozitës, Zdravko Krivokapiç tha se regjimi "është rrëzuar."
Gjukanoviç është në krye të shtetit malazez në funksione të ndryshme që prej 30 vjetësh. Kritikët e akuzojnë atë për korrupsion, kufizimin e mediave të pavarura dhe manipulime zgjedhore. Në kohën e qeverisjes së tij nuk ka pasur asnjëherë ndërrim pushteti. Para katër vjetësh, partia DPS ka arritur 41% të votave dhe zuri 36 nga 81 vende në parlament. Sipas të dhënave të institutit, Cemi, DPS kësaj herë edhe së bashku me partnerët e vegjël nuk do të arrijë shumicën absolute parlamentare. Krijimi i koaliconit pritet të jetë i vështirë.
la/ml/rk (rtr, dpa, afp)