1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mali i Zi në udhëkryq

Bahri Cani20 Maj 2006

Në Mal të Zi të dielën zhvillohet referendumi për pavarësinë e kësaj republike.

Po, apo megjithatë jo?
Po, apo megjithatë jo?Fotografi: AP

"Në Mal të Zi janë arritur të gjitha kushtet e duhura që referendumi të kalojë në rregull dhe pa incidente". Kështu u shpreh në një takim me gazetarë në Podgoricë, kryetari i Komisionit republikan për referendum, Frantishek Lipka. Fushatën e kaluar të blloqeve politike, të cilat angazhohet për pavarësinë e Malit të Zi respektivisht për mbetjen e shtetit të përbashkët me Serbinë, kryetari i komisionit e quajti si shumë temperamente, emocionale, dramatike e ndonjë herë edhe agresive.
Megjithatë, Lipka ishte i mendimit se fushata ka kaluar në kufijtë e të së lejuarës. Komisioni republikan për referendum është ai i cili do t'i shpallë rezultatet zyrtare dhe përfundimtare të referendumit për pavarësi.
Pritet që rezultatet do të shpallen brenda 36 orësh, prej mbylljes së vendvotimeve. Mirëpo, Lipka pohon se rezultatet preliminare mund të bëhen publike ditën e hënë dhe jo të martën.
Të drejtën e votës në referendumin për pavarësinë e Malit të Zi, kanë 484.718 qytetarë. Vendvotimet të dielën do të jenë të hapura prej orës 8 e deri në orën 21.00. Për këtë referendum po mbretëron një interesim i jashtëzakonëshëm i opinionit ndërkombëtar dhe vendor. Janë akredikuar rreth 3.400 monitorus të huaj të cilët dotë vëzhgojnë ecurinë e referendumit. Ndërkohë që janë akredikuar edhe mbi 850 gazetarë vendorë dhe të huaj. Bashkësia ndërkombëtare ka vendosur që të pranaojë pavarësinë e Malit të Zi, nëqoftëse më shumë se 55 përqind e votuesve deklarohet për këtë opsion.
Blloku i partive në koalicionin qeveritar, i prirë nga kryeministri Millo Gjukanoviq, angazhohet për pavarësi. Ndërsa opozita në krye me liderin Predrag Bullatoviq, është kundër shpërbërjes së shtetit të përbashkët me Serbinë.
Koordinatori i Paktit të Stabilitetit Erhard Buzek tha se BE do të gjendet para një detyre shumë të rëndë, në se rezultati i referendumit është shumë i ngushtë. Kjo do të mund të shkaktonte tendosje të reja në Mal të Zi dhe në raportet e tija me Serbinë. Buzek tha se sqarimi i plotë i raporteve mes Beogradit dhe Podgoricës është edhe në interesin e bashkësisë ndërkombëtare. Në rast se qytetarët e Malit të Zi vendosin për pavarësi, Brukseli duhet të vendosë raporte të vecanta me Beogradin dhe Podgoricën. Ndërkohë që dështimi i referendumit, kërkon hartimin e një kushtetute të re, për shkak të pozicioneve shumë të dobëta të qeverisë së tanishme federale.