1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mali i Zi: Rrezik jete për gazetarët kritikë

Nemanja Rujević / Pandeli Pani10 Janar 2014

Sërish ka pasur sulme ndaj gazetarëve investigativë dhe kritikë ndaj qeverisë malazeze. Kjo që dëshmon se ata ende nuk janë të sigurt në këtë vend.

Lidija Nikcevic
Fotografi: Ivan Petrušić/Vijesti

Viti i ri filloi me lajme të këqija nga Mali i Zi. Brenda pak ditësh pati dy sulme ndaj gazetarëve investigativë dhe kritikë ndaj qeverisë, gjë që dëshmon se ata ende nuk janë të sigurt në këtë vend. Fillimisht njerëz të panjohur sulmuan me bomba redaksinë e gazetës "Vijesti". Sipas shtypit malazez ishte një mrekulli që asnjë nga 15 të pranishmit në atë moment nuk u plagos. Katër ditë më vonë u rrah në qytetin e Nikshiqit me një shkop bejsbolli Lidija Nikçeviç, korrespondente e revistës disidente "Dan". Ajo përfundoi në spital. Agresori e kishte mbuluar fytyrën dhe askush nuk mundi ta identifikonte.

Në vitet e fundit ka pasur një mjaft sulme ndaj gazetarëve nga shumë "persona të panjohur", sikurse formulon zyrtarisht policia. Ajo që vihet re si rregull është që sulmohen vetëm pjesëtarët e mediave që shkruajnë rreth korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe përfshirjes së e politikës me krimin e organizuar.

"Po përhapet një spektër sulmesh ndaj gazetarëve të pavarur," thotë Christian Mihr, drejtor i departamentit gjerman të "Reporterët pa Kufij" në bisedë me DW. "Përveç sulmeve vihet re edhe mosndëshkimi dhe toleranca e sistemit gjyqësor që janë problemet më të mëdha për lirinë e shtypit në Mal të Zi," thotë Mihr . Në renditjen e fundit të organizatës së tij mbi gjendjen e lirisë së shtypit Mali i Zi renditet i 113-ti, pas Kirgistanit dhe Katarit.

Christian Mihr nga "Reporterët pa Kufij.Fotografi: ROG/Stefan Günther

Profesion vdekjeprurës

Edhe pse politikanët lartë i dënuan zyrtarisht sulmet e fundit ndaj gazetarëve, ata kanë krijuar në vend një klimë ku mungon ligji. Kryeministri Milo Gjukanoviç, i cili është në pushtet prej 23 vjetësh i quan në mënyrë të përsëritur mediat kritike si "agjentë të huaj" dhe kohët e fundit e ka zgjeruar fjalorin e tij me koncepteve të tilla si "përbindësh medialë" dhe "mafiozë të medias".

Lidija NikcevicFotografi: Ivan Petrušić/Vijesti

Esad Kočan, redaktor në gazetën përjavëshme "Monitor" thotë se "Lidhjet e ngushta ndërmjet krimit të organizuar dhe regjimit janë bërë aq e qarta se ato as nuk fshihen më nga propaganda e shtetit. Dhuna është pjesë e jetës së përditshme." Mali i Zi mund të bëhet një" vend i rrezikshëm për të jetuar."

Kjo thënie nuk është e ekzagjeruar, sepse në Malin e Zi ka pasur që nga 2004 mjaft raste vrasje gazetarësh, si Duško Jovanović, kryeredaktor i gazetës "Dan", pesë sulme me bomba ndaj punonjësve të gazetës "Vijesti", rrahje dhe dhunë ndaj gazetarëve.

Bisedimet me BE-në si mjet presioni

Tri javë më parë Brukseli hapi një kapitull të ri në bisedimet me Malin e Zi. Ky përfshin reformat në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Fusha që konsiderohen thembra e Akilit të Malit të Zi. Stafi i BE-së do ta mbikëqyrë me kujdes lirinë e shtypit në vend theksoi Svetlana Rajković nga Ministria malazeze e Drejtësisë.

"Negociatat, megjithatë, nuk varen nga raste individuale. Detyra jonë është që të zbatojëm dispozitat e planit të veprimit dhe në këtë mënyrë një ndjekje të shpejtë penale ndaj atyre që kanë sulmuar gazetarët," - thotë ajo për DW. Rajković vlerëson se shumë i rëndësishëm është krijimi i një komisioni të përfaqësuesve të mediave, gjyqësorit dhe policisë.

Rreziku për gazetarët kritikë në Malin e Zi vazhdon të jetë i madh. Por ata nuk duan të dorëzohen. Lidija Nikčević tha pasi doli me kokë të lidhur nga spitali për stacionin kroat HRT se "do të vazhdojë të shkruajë" sepse kjo është arma e saj.