Manzi kryeson Bundesligën
25 Tetor 2010Reklamë
Në ndeshjet e kategorisë së parë të Bundesligës ekipi FSV Mainz doli sërish në krye të tabelës pas fitores me rezultat 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit.
Në vend të dytë është renditur Dortmund-i i cili luajti në barazim në fushën e vet kundër Hoffenheim-it, ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1. Në ndeshjen e tretë të ditës së dielë Stuttgart-i ka mposhtur St. Paulin me 2:0.
Ekipi i fundit në tabelë, FC Köln u nda nga traineri i vet Zvonimir Soldo. Kroati ishte zgjedhur në vitin 2009 si pasues i Christoph Daum-it.
dpa/dw