1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skup: Viktima e parë nga COVID-19, 114 të infektuar në vend

22 Mars 2020

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, informoi për viktimën e parë nga virusi COVID-19, ndërsa numri i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 114.

Nord-Mazedonien Gesundheitsminister Venko Filipce
Fotografi: DW/P. Stojanovski

Viktima është 57 vjeçare nga qyteti i Kumanovës, e cila pasi ndërroi jetë u diagnostikua me Covid-19. Ajo sipas ministrit, dy herë më parë kishte rezultuar negativ në analizat e bëra. Viktima javën e fundit është trajtuar në izolim në spitalin e Kumanovës.

"Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostikuar pas vdekjes mbrëmë vonë në Kumanovë. Sa i përket pranimit dhe trajtimit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy analiza, që të dyja kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë provë edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”, vuri në dukje ministri Filipçe.

Për momentin në Klinikën e Infektivit në Shkup po kurohet edhe djali i viktimës, që njëViktima e parë nga koronavirusi-të infektuar 114 persona

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka informuar për viktimën e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.Bëhet fjalë për një grua 57 vjeçe nga qyteti i Kumanovës, e cila pasi ka ndërruar jetë është diagnostikuar me Covid-19.Ajo sipas ministrit, dy herë më parë kishte rezultuar negativ në analizat e bëra. Viktima javën e fundit është trajtuar në izolim në spitalin e Kumanovës.

"Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëm vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretmanit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të pr

otokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë bris edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”,ka thënë ministri Filipçe.

Për momentin në Klinikën Infektive në Shkup po kurohet edhe djali i viktimës i cili është i moshës 33 vjeçe.

"Është hospitalizuar edhe djali i viktimës, që është 33 vjeç. Ndërkaq gjatë ditës së shtunë (21.03) ka pasur komplikime dhe është izoluar në Klinikën e Pulmonologjisë ndërsa më pas sipas protokollit është transportuar në Klinikën e Infektivit ”, tha ministri Filpçe.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga virusi COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 114. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Numri më i madh i rasteve të reja është në Shkup, gjithsej 19, duke e çuar në 65 numrin e të infektuarve në kryeqytet. Një person vazhdon të jetë në gjendje kritike, ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme.

Orë policore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut nga dita e dielë (22.03) hyn në fuqi ora policore, e cila nis në orën 21.00 dhe do të zgjasë deri në orën 06.00 të mëngjesit.

Kryeministri Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, deklaroi, se ky është një nga vendimet më të vështira që është marrë që nga pavarësimi i vendit, por sipas tij është një vendim i rëndësishëm dhe thelbësor për ruajtjen e jetës së qytetarëve.

"Është shumë me rëndësi që çdonjëri prej nesh t'i përshtatet situatës shumë shqetësuese në të cilën gjendemi. Të bëjmë gjithçka për sjellje të përgjegjshme. Nga çdo individ dhe çdo subjekt kërkojmë që të jetë pjesë e kësaj beteje të përbashkët. Nëse duam që të mbrojmë kombin, të gjithë duhet të sillemi me përgjegjësi në këtë situatë të jashtëzakonshme në të cilën gjendemi”, ka deklaruar kryeministri Spasovski në një paraqitje të jashtëzakonshme para qytetarëve.

Ushtria pritet të angazhohet në ruajtjen e objekteve vitale dhe të pikave nevralgjike në vend.

"Beteja nuk do të jetë e lehtë. Vendimi për angazhimin e ushtrisë nuk ishte i lehtë, por është i arsyeshëm. E gjithë bota po përballet me një epidemi dhe rrezik që askush nuk mund ta imagjinonte dhe kërkon që ne të gjithë të jemi të përgjegjshëm dhe të angazhuar. Kjo është arsyeja pse ushtria po bën gjithçka mundet për të ndihmuar autoritetet shtetërore dhe njerëzit ", ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.


 

 

Fatos Musliu korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut