1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni- Shqipëri intensifikim i marrëdhënieve ekonomike

Fatos Musliu21 Prill 2006

Ministrat e ekonomisë të Maqedonisë dhe Shqipërisë do të bëjnë përpjekje që afaristëve nga të dyja vendet tu ofrohet hapësirë më e sigurtë për këmbim tregëtar.

Qendra tregëtare GTC në Shkup
Qendra tregëtare GTC në ShkupFotografi: DW
Këmbimi tregëtar midis Maqedonisë dhe Shqipërisë vitin e kaluar ka arritur një shumë prej 30 milion dollarësh. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për tregëti të lirë midis dy vendeve kjo shumë është dyfishuar dhe ky rezultat pozitiv është dëshmi për luajtjen e rolit të rëndësishëm të marrëveshjes për tregëti të lirë në rajon, kanë konstatuar ministrat të ekonomisë të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Fatmir Besimi dhe Genc Ruli. Për ministrin Besimi edhe pse është arritur dyfishim i këmbimit tregëtar, ai në vlerë absolute është në nivel të ulët. Ministri Ruli, realizimin e deriatshëm të marrëveshjes për tregëti të lirë e vlerëson “Tani jemi duke bërë vlerësimin e inpakteve të këtyre marrëveshjeve dhe shohim se është një trend i konsoliduar i ritjes së flukseve tregëtare midis dy vendeve. Të them të drejtën, në nivel të ministrave do të prisnim që këto flukse të ishin akoma më të mëdha, por sidoqoftë tendenca është më se pozitive” Ministrat e ekonomisë të Maqedonisë dhe Shqipërisë do të bëjnë përpjekje që afaristëve nga të dyja vendet tu ofrohet hapësirë më e sigurtë për këmbim tregëtar. “Në fund të vitit, marrëveshja e zonës unike të tregëtisë së lirë për Ballkanin do të intensifikojë shumë më tepër këto shkëmbime tregëtare, sigurisht do të sigurojë edhe lehtësime për lëvizjen e kapitalit dhe njerëzve” – ka deklaruar Genc Ruli , ministër i ekonomisë të Shqipërisë. Ministrat në Shkup kanë nënshkruar një letër të shprehjes së interesit që do ti dërgohet kompanisë ruse GASPROM për të nxitur realizimin e projektit për sjelljen e gazit natyror nga Bullgaria përmes Maqedonisë në Shqipëri. Ministrat Ruli dhe Besimi kanë theksuar, se qeverite në Shkup dhe Tiranë do të mbështesin projektin strategjik AMBO. Poashtu edhe në fushën e energjetikës do të realizohen disa projekte madhore ku u veçua interkoneksioni i tensionit të lartë Tiranë-Shkup dhe Zemljak-Manastir. Ministri Fatmir Besimi vlerëson se liberalizimi i tregut është sinjal më i sigurtë për bashkëpunim të sukseshëm rajonal. “Mbase nga liberalizimi do të përfitojnë si sektori privat, kompanitë, po ashtu edhe më tepër konsumatorët që është interesi i ynë i përbashkët dhe me këtë besoj se do ta bartim mesazhin tonë edhe deri tek Bashkimi evropian.”-është shprehur ministri i ekonomisë, Fatmir Besimi