Maqedonia e Veriut: Opozita e djathtë kryeson bindshëm
8 Maj 2024Në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur votimet e dyfishta ato presidenciale dhe parlamentare. Bazuar në rezultatet preliminare, kur janë numëruar rreth 80 përqind e votave, opozita e djathtë e kryesuar nga VMRO-DPMNE është fituesja e këtyre zgjedhjeve.
Presidenti socialdemokrat Stevo Pendarovski pranoi humbjen kundrejt kandidates së partisë nacionaliste VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, duke deklaruar në mbrëmje: "Rezultatet janë të qarta…Dua të uroj për fitoren ata që kanë fituar," u shpreh Pendarovski në një konferencë shtypi.
Siljanovska-Davkova do të jetë e para president grua në krye të shtetit, një pozicion reprezentativ në këtë vend të Ballkanit. Sipas rezultateve të deritanishme ajo ka marrë rreth 64.5% vota kundrejt 29.5% të votave që ka marë presidenti aktual Pendarovski.
Edhe në votimet për zgjedhjen e parlamentit të ri sipas rezultateteve paraprake VMRO-DPMNE kryeson me diferencë të madhe kundrejt socialdemokratëve në pushtet që nga viti 2017.
mf,mfi/nm (AP, AFP)