Maqedonia e zhgënjyer prej Bukureshtit
3 Prill 2008Maqedonia ështe shokuar nga lajmi që erdhi nga Bukureshti, ku në samitin e NATO-s Shkupit iu refuzua dhënia e ftesës për anëtarësim në Aleancën Atlantiko-Veriore. “Humbje e madhe dhe e pakompensueshme për Maqedoninë“ - kjo është fjalia më e përsëritur në mediat e vendit.
Ambasadori ne bisedimet per çështjen e emrit, Nikolla Dimitrov, tha se Maqedonia u dënua për shkak të identitetit të saj dhe jo se nuk plotëson kriteret per anëtarësim në NATO.
Pas publikimit te vendimit për zgjerimin e NATO-s me dy vende të reja anëtare, në të cilat Maqedonia nuk bën pjesë, kanë paralajmeruar se do të kthehen urgjentisht në Shkup. Qytetarët maqedonas reaguan me indinjatë të thellë ndaj lajmit nga Bukureshti. “Maqedonia nuk e ka merituar këtë.” - thonë ata.