1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedonia edhe zyrtarisht bëhet pjesë e portalit Alumni Deutschland

20 Dhjetor 2010

Këmbimi i përvojave, ofrimi i literaturës dhe mundësia për të gjetur vende të lira të punës përmes portalit Alumni tani e tutje do të shfrytëzohen edhe nga qytetarët e Maqedonisë.

Pamje nga Shkupi - rruga "Makedonija"
Pamje nga Shkupi - rruga "Makedonija"Fotografi: DW

Maqedonia edhe zyrtarisht është bërë pjesë e portalit Alumni Deutschland. Bëhet fjalë për një platformë interneti përmes së cilës personat që kanë studiuar, punuar apo kanë lindur në Gjermani mund t'i mbajnë kontaktet, të kërkojnë punë ose të aplikojnë për të marrë të dhëna për studime, master ose për të marrë pjesë në seminare shkencore. Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Ulrike Knotz vlerëson se Evropa gjithnjë ka qënë kontinent i kureshtjes, shkencës , afarizmit dhe i këmbimit arsimor ndërkombëtar. Qëndrimet studimore jashtë vendit sot paraqesin pjesë nga standardi i një kariere të suksesshme.

Ambasadorja gjermane në Shkup, Ulrike KnotzFotografi: Deutsche Botschaft Skopje

“Ekzistojnë shumë mënyra për tu definuar Evropa, por një është e sigurtë, në Evropë arsimi, shkenca dhe arti gjithmonë kanë qenë ngushë të lidhura edhe jashtë kufijve” ka deklaruar ambasadorja Ulrike Kontz.

Shkëmbimi i përvojave mundëson një konkurencë të shëndoshë të dijes së fituar në cilin do qoftë institucion arsimor në Evropë ka thënë ambasadorja e Maqedonisë në Gjermani Kornelija Utevska-Gligorovska. Ajo i ka dhënë mbështetje të plot rrjeteve të këtilla të internetit që mundësojnë një karrierë të suksesshme të studentëve.

"Portali Alumni të mundëson një vetëreklamim në përpjekjet për gjetjen e vendeve të lira të punës por njëherit të mundëson edhe komunikim të pandërprerë profesional”, vlerëson ambasadorja Gligorova.

Funksionimi i portalit Alumni Deutschland flet për një mundësi të gjërë të shfryrtëzimit jo vetëm të përvojave dhe të litaraturës por edhe të ndërtimit të karierës personale, ka thënë Nikolaj Bekers kryeatar i shoqatës afariste gjermano-maqedonase.

“Përmes këtij portali shfrytëzuesit jo vetëm që shkëmbejnë përvoja për studime por shkëmbejnë edhe informacione për gjetjen e vendeve të reja të punës”, thotë Bekers.

Logoja e DAAD-së (Deutscher Akademischer Austausch Dienst)Fotografi: daad

Kryetari i klubit Humbold dhe DAAD në Maqedoni Valentin Mirçevski vlerëson se ky forum virtuel i mundëson dhe i ofron të gjithë intelektualëve mundësi për të dhënë kontribut në sferën e bashkëpunimit akademik me Gjermaninë.

“Në këto forume respektohet kompetenca personale dhe nuk ka vend për asnjë formë të diskriminimit”, shprehet Mirçevski.

Hanife Qahili ka qenë në mësim praktik në Bundestagun gjerman përmes këmbimit ndërkombëtar. Për te portali Alumni është i mirëseardhur.

“Nëse jam e interesuar për seminare që kanë të bëjnë me lëndën, studimet, me punën time mund të shoh në portal se ku ka seminare çfarë bursash jepen, prej cilave fondacione etj”.

Besim Abazi është profesor i gjuhës gjermane. Ai për disa vite përmes këmbimeve studentore ka qëndruar në Gjermani.Ai i inkurajon studentët për të aplikuar për bursa që ofrohen nga fondacionet gjermane.

“Bursa të jep mundësinë që ta shohish paralelisht se studiohet në Maqedoni por edhe mundësia se si studiohet në Gjermani”.

Portali Alumni Deutschland funkcionon në 162 shtete dhe ka mbi 65 mijë anëtarë.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Esat Ahmeti