1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

061211 Maribor Kulturhauptstadt

19 Dhjetor 2011

Qytet slloven Maribori u zgjodh për vitin 2012 nga BE, kryeqyteti i kulturës europiane. Por çfarë ofron ky qytet dhe sa interesant është për vizitorët?

Pamje nga qendra e Mariborit
Pamje nga Maribori, kështjellë në qendër të qytetitFotografi: DW/Bernd Riegert

Dy kryeqytetet e kulturës europiane që Bashkimi Europian zgjodhi për vitin 2012 janë Guimaraes në Portugali dhe Maribori në Slloveni. Sllovenia llogaritet me dy milionë banorë si vendi më i vogël anëtar i BE. Qyteti dikur industrial shtrihet në rrëzë të alpeve në Slloveninë lindore, në kufi me Austrinë dhe Kroacinë.

Këngët e bukura të korit me vajza të reja, lëvizjet, kërcimi dhe dritat në skenë. Të gjitha kanë të bëjnë me teatrin e ri muzikor "Carmina Slovenica" nën drejtimin e Karmina Silec. Këngëtarja impulsive, kompozitore dhe dirigjente është shpirti i trupës. Ajo merret me pjesën "Placebo" për programin e kryeqytetit të kulturës Maribor. Jo vetëm teatër muzikor, edhe opera klasike, teatër apo balet shfaqen në Maribor.

Teatri Kombëtar dhe ai i Kukullave shumë të njohur

Maribori i njohur për Teatrin e KukullaveFotografi: DW/Bernd Riegert

Teatri Kombëtar slloven mbahet në qytetin me 120.000 banorë si një nga më të mëdhenjtë e tre të tjerëve që janë përfshirë në projektin e kryeqytetit të kulturës europiane. "Njerëzit në Slloveni mendojnë gjithmonë se çfarë bëjnë sllovenët, është kulturë. Për këtë asrye ne kemi një teatër të tillë të madh këtu, sepse në mendojmë vazhdimisht se ne jemi një komb poetësh dhe jo luftëtarësh".... thotë Alan Kavçiq nga teatri kombëtar në Maribor.

Sllovenia si shtet është prej 20 vjetësh, por kultura e Sllovenisë është tashmë e vjetër prej shumë shekujsh.Përtej kufijve të Sllovenisë është Teatri i Kukullave me dezajnerët e saj të kukullave dhe ndërmarrjen e prodhimit të tyre. Në një manastir të hershëm të sapo rinovuar direkt në lumin Drava i cili rrjedh qetë nëpër qytetin vjetër, kërcejnë kukullat në një podium të ndërtuar teknikisht mirë për të rritur dhe fëmijë.

Vitin e ardhshëm Teatri i Kukullave organizon festivalin 12 X 12. Çdo muaj do të bëhen ushtrime me një partner ndërkombëtar të një pjese të re që do të vihet në skenë, deklaron Mojca Plansak, zedhënëse e Teatrit të Kukullave: "Ne do të kemi shumë prodhime artistike të përbashkëta me të huajtë. Regjisorët apo aktorët vijnë tek ne dhe punojnë me ne. Nga janari do të ketë për çdo muaj një shfaqje tek ne në teatër".

Pavarësisht buxhetit të reduktuar, rreth 500 aktivitete

Simboli i prodhimit të verës në Maribor.Fotografi: DW/Bernd Riegert

Rreth 500 aktivitete ofron kryeqyteti i kulturës europiane, Maribori për vitin e ardhshëm, megjithë arkën bosh të financave në Slloveni që është krijuar si pasojë e krizës ekonomike. Buxheti u reduktua disa herë dhe tani ky buxhet është me rreth 17 milionë euro. Tarifat e kushtueshme për renovimin e ndërtesave të vjetra dhe honoraret për shumë artisë yje janë hequr. Shumë do të punojnë vullnetarisht. Në plan të parë programi do të ringjallë edhe kulturën e njerëzve në Maribor.

Qyteti i mëhershëm industrial nga koha socialiste e Jugosllavisë kërkon 20 vjet pas ndryshimeve një identitet të ri kulturor, kërkon një ndjenjë të re për qytetin, thotë Mitja Cander, drejtorja artistike e kryeqytetit kulturor: "Qyteti i kulturës europiane është për ne jo vetëm një ngjarje arti. Ne duam t'ju tregojmë njerëzve se sa kreativ mund të jenë në këtë kohë. Shumë njerëz, edhe këtu në Maribor janë në gjendje depresive ose letargjike ose jo mjaft aktivë. Puna jonë është tu oforjmë kreativitetin si një shans."

Një pjesë e madhe e programit i drejtohet njerëzve normalë dhe ata preken direkt. Oborret e pasme të ndërtesave të rrënuara do të zbukurohen dhe do të rregullohen kopshtet. Maribori njihet që nga kohët e tij të vështira në raportet me Gjermaninë dhe Austrinë. Qyteti i vjetër prej shumë shekujsh, atëherë Marburi në Drava, i përkiste perandorisë së vjetër romake dhe perandorisë austro-hungareze. Në Luftën e Dytë Botërore partizanët luftuan kundër pushtimit gjerman. Maribori është bërë i njohur në Slloveni me historinë dhe kulturën e tij, thotë drejtorja e kryeqytetit kulturor, Suzana Zilic Fiser:

Kultura e qytetit e lidhur me traditën e verës

Skenë nga shfaqja e teatrit muzikor "Carmina Slovenica"Fotografi: Dorian Silec Petek

"Ata duhet të dijnë që sipas sondazheve 60 për qind e njerëzve nga kryeqyteti Lubjanë ende nuk kanë qenë ndonjëherë në Maribor. Por në fakt e rëndësishme është që prej vizitorëve nga jashtë vendit dhe nga rajoni të përfitojnë edhe ata nga Zagrebi, Klagenfurti ose Triesti".

Kultura popullore, e cila është e lidhur me prodhimin e verës dhe muzikën popullore Oberkreiner nuk duhet neglizhuar. Një festival tradicional vere në portin e vjetër Lent me shumë verë, muzikë dhe parti do të zhvillohet në qershor si pika më kulmore e aktiviteteve të qytetit që është zgjedhur si kryeqyteti i kulturës europiane.

Këngët tipike të alpinizmit, të shoqëruara me fizarmonikë, kitarë dhe trompë do të jenë të suksesshme. Ato janë çuditërisht të dashura veçanërisht për të rinjtë sllovenë. Ata e prodhojnë muzikën vetë ose ndjekin kanalin e tyre muzikor në televizionin sllovenr për tingujtë e zhanritpopullor Oberkrainer.

Autor: Bernd Riegert/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW