1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mario Vargas Llosa merr Nobelin për letërsinë

7 Tetor 2010

Çmimi Nobel për letërsi i jepet këtë vit shkrimtarit peruan, Mario Vargas Llosa, bëri të ditur të enjten (7.10.) Akademia Suedeze në Stokholm.

Shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa, mbajtës i Çmimit Nobel për Letërsinë 2010.
Shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa, mbajtës i Çmimit Nobel për Letërsinë 2010.Fotografi: AP

Sipas Akademisë shkrimtarit 74 vjeçar çmimi i jepet para së gjithash “për analizën e strukturave të pushtetit me anë të imazheve të mprehta të rezistencës individuale, revoltës dhe humbjes”.

Një nga librat më të njohur të Llosas, "Festa e Cjapit".Fotografi: Suhrkamp

Mario Vargas Llosa lindi në vitin 1936, në Arequipa të Perusë. Disa dhjetëra libra të tij janë përkthyer në gjuhë të huaja. Ndër më të njohurit janë „Festa e cjapit" dhe „Parajsa është diku tjetër“. Romancieri dhe eseisti Llosa, i cili ndërkohë jeton në Madrid, lajmin për çmimin në vlerë prej 1,1 milionë eurosh e mori në Nju Jork.

Mbajtësi më i fundit i Çmimit Nobel për Letërsi nga Amerika Latine ishte Gabriel Garcia Marquez, ndërsa vitin e kaluar çmimi iu dha shkrimtares berlineze me origjinë hungareze, Herta Müller.

Autor: Ajete Beqiraj (dpa, rtr)

Redaktoi: Eliana Xhani

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW