1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marko vazhdon të mbahet në burgjet e Turqisë

Ulrich Pick9 Korrik 2007

Ky rast ka bërë shumë bujë në Gjermani dhe qeveria gjermane u involvua në të, por kjo nuk u pëlqye nga qeveria turke

Marco Weiss, në burg në AntaljaFotografi: AP/Hurriyet

Shpresat për lirimin nga arresti nuk u përmbushëm për Marco Weiss-in. Pas një procesi një orë e gjysëm gjykata turke në Antalya e shtyu seancën. Gjermani 17 vjeçar duhet të përgjigjet para drejtësisë në Turqi për abuzim seksual ndaj një 13 vjeçareje dhe ndodhet prej afro 3 muajsh në arrest hetimor.


Deri tani në rastin e Marcos kemi dëshmi kundër dëshmisë. Si nxënësi nga landi i Niedersachsenit ashtu edhe shoqja e tij e pushimeve Charlotte nga Manchesteri flasin për një kontakt shumë të ngushtë në mes tyre, por jo për kontakt seksual. Por ndërsa ai thotë se ajo e ka marrë iniciativën, ajo thotë se nuk i ka dhënë aprovimin.


Pra çështja duhet të sqarohet në gjyq, sado e pakëndshme të jetë kjo për të gjithë pjesëmarrësit. Sepse padia që kanë bërë prinderit e Charlottes ka përmbajtjen e një delikti, që do të thotë se drejtësia duhet ta sqarojë çështjen, edhe pse akuza tërhiqet. Kjo
vlen edhe për padinë kundër Marcos, që u ngrit në gjykatën përkatëse në Lüneburg, pra në vendlindjen e tij. Edhe në këtë rast autoritetet gjermane do të zhvillojnë hetimet.

Gjykata turke do të vazhdojë procesin më së voni me 8 gusht. Para fillimit të procesit ekspertet patën spekulluar për lirimin e gjermanit të ri, në rast se gjykata i ndërpret hetimet për shkak të mungesës të dëshmive dhe e shpall Marcon të lirë. Në këtë rast nxënësi mund të kthehet në shtëpi. Por meqenëse prokuroria në Lüneburg ka nisur hetimet paralelisht me drejtesinë turke, ekziston edhe mundësia, që procesi të vazhdohet në Gjermani.

Burgu në Antalja ku qëndron MarcoFotografi: picture-alliance/ dpa

Nëqoftëse gjatë procesit do të jepet ndonjë dënim, për gjermanin vendimtare do të ishte masa e dënimit. Nëqoftëse do të dënohej me gjobë, apo me gjashtë muaj burgim që do të ishte e barabartë më dënim me kusht, ai mund të kthehej shpejt në Gjermani.

Nëqoftëse merr dënim më të madh, do të duhet të qëndrojë në burg. Se sa mund të jetë kjo, nuk është akoma e qartë. Mund të njihej koha e arrestit, që do të hiqej nga dënimi i
përgjithshëm. Përveç kësaj faktorë lehtësues si sjellja e mirë mund të çonin në zbutje të dënimit. Pra është e imagjinueshme, që Marco ta kryejë në Gjermani pjesën e mbetur të dënimit.