1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëveshje mes Unionit Afrikan, OKB dhe Sudanit për trupën paqësore

13 Qershor 2007

Addis Abeba: Pas mosmarrëveshjesh të shumta për një kohë të gjatë, qeveria në Sudan ka miratuar dërgimin e një trupe të përbashkët paqësore të Unionit Afrikan dhe Kombeve të Bashkuara, e cila do t'i japë fund dhunës në rajonin e krizës në Darfur. Kjo u bë e ditur nga Unioni Afrikan, nga OKB dhe Sudani pas bisedimeve të zhvilluara në Addis Abeba. Sipas të dhënave të Unionit afrikan trupa paqësore përbëhet nga 17 deri në 19 mijë ushtarë dhe nga gati 4 mijë policë. Diplomatët e SHBA-ve shprehën dyshimin nëse Sudani përfundimisht ka rënë dakord për stacionimine ushtarëve nga vendet jo afrikane. Në Darfur qeveria e mbështetur nga milicët lufton kundër rebelëve. Viktimë e këtij konflikti është para së gjithash popullsia civile. Sipas vlerësimit të Kombeve të Bashkuara, janë vrarë nga luftimet më shumë se 200 mijë njerëz.