1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëveshje për pajtimin kombëtar në Irak

27 Gusht 2007

Politikanë drejtues të shiitëve, sunitëve dhe kurdëve në Irak kanë rënë dakord për ndërmarrjen e hapave për pajtimin kombëtar. Marrëveshja përkatëse parashikon që të mbahen zgjedhje në disa provinca. Përveç kësaj duhet të lirohen të burgosurit që janë arrestuar pa aktakuzë. Më tej është parashikuar, që të lehtësohen kufizimet në kandidimet për postet në aparatin shtetëror për ish-anëtarë të partisë Baath të ish-diktatorit, Sadam Husein. SHBA-të përshëndetën menjëherë marrëveshjen. Megjithatë është ende shumë për t´u bërë, u tha në Uashington.