1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi Dink

20 Janar 2012

Pesë vjet pas vrasjes së gazetarit turko-armen Hrant Dink dhjetëra mijëra vetë kanë kujtuar vrasjen e tij. Marshimi i heshtur në Stamboll ishte një protestë kundër padrejtësisë.

--- 2011_12_28_kommentar_1024.psd
Kommentar Deutsch

Ngjarjet e vitit 1915 nuk janë më temë tabu në Turqi. Diskutohet vetëm, nëse vdekja e 1,5 milionë armenëve (sipas të dhënave armene), në vitin e dytë të Luftës së Parë Botërore ka qenë "gjenocid" ose jo. Burimet turke flasin për 200.000 të vdekur, që janë vrarë gjatë deportimit nga territoret e tyre të banimit dhe në rradhë të parë në Stamboll, në kryeqytetin e atëhershëm të perandorisë osmane në rënie.

Bahaeddin GüngörFotografi: DW

Gazetari turk me origjinë armene Hrant Dink u vra me 19 janar 2007 para redaksisë së gazetës së tij „Agos“ në mes të ditës. Është në rradhë të parë merita e tij, që ngjarjet e vitit 1915 nuk janë më tabu. Me rastin e pesëvjetorit të vrasjes së tij në qendrën e qytetit të Stambollit morën pjesë në një marshim të heshtur dhjetëra mijëra vetë.

Protestë kundër një dënimi të motivuar politikisht

Me këtë nuk u përkujtua vetëm vrasja e Dinkut. Ajo ishte më tepër një protestë e heshtur kundër padrejtësisë, që rëndon ndërgjegjen e një pjesë të madhe të shoqërisë turke tani, pas një vendimi të motivuar politikisht të një gjykate penale të Stambollit kundër 19 të akuzuarve, të ditës së martë (17.01.2012).

Vrasësi ishte dënuar korrikun e kaluar nga një gjykatë për të mitur me 22 dhe dhjetë muaj burgim, sepse në kohën e kryerjes së krimit kishte qenë 17 vjeç. Një nga të 19 të pandehurit u dënua për nxitje të vrasjes me burgim të përjetshëm. Por ai u lirua, si dhe të 18 të paditurit e tjerë, për themelimin e një organizate terroriste. Prokuroria do të bëjë ankesë kundër vendimit, sepse ka prova të mjaftueshme për krijimin e një organizate terroriste të ekstremit të djathtë.

Pak shpresa për normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë

Dink gjatë jetës së tij ka luftuar gjithmonë për dialogun ndërmjet Turqisë dhe Armenisë. Në të njëjtën kohë ai bënte thirrje shteteve të tjera, që të mos zhvillojnë debatin për "gjenocid" për arsye të oportunitetit politik. Ai u bënte apel turqve dhe armenëve, që të mos largohen nga rruga e dialogut nën ndikimin e vendimeve të parlamenteve të huaja.

Marshimi i heshtur në Stamboll në kujtim të një gazetari të guximshëm dhe kundër vendimit qesharak të gjykatës penale është një shenjë se demokracia jeton në Turqi. Ajo është një shtet me ambicie për t'u afruar me BE, një vend në të cilin mendimet në kundërshtim me ideologjinë e shtetit përndiqen dhe dënohen prej dekadash. Prej dhjetëra vjetësh në Turqi sundon partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan. Përqindja e votave u rrit nga 34 % në 50%. Por nga zelli i reformimit me synim pranimin në BE nuk ka mbetur shumë. Shpresat se AKP ndërmerr masa edhe për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj Armeninë, janë zbehur prej kohësh.

Autor: Bahaedin Güngör

Redaktoi: Bahri Cani