1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Masa lehtësuese nga Brukseli - BE do t'i lehtësojë shtetet në krizë me para për fonde

4 Gusht 2011

Gjashtë vendet anëtare të BE-së që janë më të dobta ekonomikisht do të përfitojnë më lehtë nga BE-ja fonde financiare. Vetëm pesë për qind të kostos së përgjithshme të projekteve të BE-së duhet ta financojnë vetë.

Foto simbolike e krizës së euros
Foto simbolike e krizës së eurosFotografi: picture alliance/ZB

Greqia, Portugalia, Irlanda, Rumania, Lituania dhe Hungaria në të ardhmen do të përfitojnë më lehtë para evropiane për projekte. Të gjashtë vendet e BE-së që kanë marrë ndihma financiare për shkak të krizës në vendet e tyre nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe pjesërisht edhe nga euro-zona, do të duhet të shpenzojnë më pak nga paratë e tyre për projektet që nxisin rritjen ekonomike dhe punësimin e njerëzve.

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn i prezantoi Komisionit Evropian një propozim sipas të cilit, pjesa e e mjeteve të veta financiare për këto vende mund të ulet në pesë për qind të shumës së përgjithshme për projektet për aq kohë sa ato janë në programin e ndihmës emergjente.

"Kjo bëhet për të siguruar që fondet europiane të vihen në dipozicion edhe për këto vende dhe po ashtu për atë që këto fonde vërtet të shfrytëzoheshin ose të viheshin në përdorim sa më shpejt".

Johannes Hahn, Komisioneri i BE-sëFotografi: AP

Nga ky privilegj, vendet e dobta ekonomikisht përfitojnë shanset për realizimin e projekteve

Deri tani 27 vendet anëtare të BE-së duhet të marrin përsipër të paktën 15 për qind të bashkëfinancimit, në mënyrë që nga fondi rajonal i Bashkimit Evropian të rrjedhë shuma e mbetur për projektet e miratuara.

Por shumë vende që kanë probleme të mëdha financiare nuk janë në gjendje që të rrisin kontributin në këtë nivel dhe për këtë arsye kanë marrë vetëm një pjesë të parave të caktuara nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal, ndërsa Greqia vetëm një të katërtën e shumës që i takon.

Komisioneri i BE-së për rajonin Hahn shpreson se nga ulja e pjesës së kontributit të tyre financiar, të gjashtë vendet e BE-së janë në gjendje që të realizojnë projekte që nxisin ekonominë e tyre kombëtare dhe që krijojnë vende të reja pune. Ministri gjerman i Ekonomisë Rössler përshëndeti propozimin e Komisionit Evropian. Projektet e reja strukturore të BE-së, sipas Rösslerit, do të jenë tani më të përqëndruara që të përmirësohet aftësia konkurruese e Greqisë.

Pamje simbolike të çadrave të shpëtimit të eurosFotografi: picture-alliance/dpa

Komisioneri i BE-së Hahn theksoi në Bruksel që edhe për pjesën e financimit të ulur të gjashtë vendeve anëtare, Komisioni Evropian do të vendosë kërkesat e njëjta tek cilësia për fondet financiare.

„Projektet sigurisht që duhet në të ardhmen t'i nënshtrohen kontrollit të cilësisë dhe kjo duhet si deri tani që të ketë një menaxhim të rregullt financiar".

Ky lehtësim vlen për sa kohë që vendet janë ende duke marrë ndihma financiare

Ndihma financiare për gjashtë vendet problemetike të BE-së mban buxhetin në formë neutrale. Pjesa e kapitalit të tyre në projektet rajonale ulet në pesë për qind, por shuma e përgjithshme, e cila mund të shfrytëzohet maksimalisht nga vendet e prekura, nuk ndryshohet. Financimi i përbashkët i reduktuar mbahet vetëm për sa kohë që vendet janë të përfshirë në programet e ndihmave financiare emergjente . Ato kanë të bëjnë me fondet e BE-së për zhvillimin rural, peshkimin, kohezionin , politikën rajonale dhe fondin social evropian.

Komision Evropian shpreson tani që 27 vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian do ta miratojnë shpejt propozimin, që të mund të fillojë vitin e ardhshëm zbatimi i projekteve të para në gjashtë vendet e prekura. Presidenca polake e kryesisë së Bashkimit Evropian ka vendosur që në shtator të zhvillojë konsultimet e para për propozimin në fjalë.

Autor: Doris Simon / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW