1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Mavraj kalon tek HSV-ja

27 Dhjetor 2016

Ekipi i Hamburgut nis blerjen e lojëtarëve. Mërgim Mavraj kalon nga Këln tek HSV-ja.

Deutschland Bundesliga 1. FC Köln - Werder Bremen
Fotografi: picture alliance/dpa/M. Hitij

Ekipi Hamburger SV (HSV), i cili luan në Bundesligë, ka marr nën kontratë përforcimin e parë për zonën e mbrojtjes. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili luante për ekipin rival 1. FC Këln i ka kaluar analizat e detyrueshme mjekësore dhe ka nënshkruar me Hamburgun një kontratë deri në vitin 2019.

"HSV është një klub i madh. Personat përgjegjës më treguan në bisedimet që zhvilluan për rolin që kanë parashikuar për mua. Më bën krenar fakti që mua më besojnë që mund t'i vij në ndihmë këtij ekipi"  citohet Mavraj në njoftim të ekipit. Tarifa e transferimit për mbrojtësin qendror 30 vjeçar është rreth 1.8 milionë euro.

Fotografi: Stollarz/AFP/Getty Images

Lojtarë të tjerë do të pasojnë

Mavraj nuk do të jetë blerja e fundit e Hamburgut. Në luftë kundër rënies nga kategoria pritet të blihen edhe disa lojtarë të tjerë. Si kandidatë vazhdojnë të konsiderohen mbrojtësi grek Kyriakos Papadopoulos që luan për ekipin RB Lajpcig dhe Eugen Polanski zbatohen. Mbrojtësi mesfushor i ekipit 1899 Hoffenheim konsiderohet si kandidati i preferuar i ish-trajnerit të ekipit 1899 Hoffenheim, sot trajner i Hamburger SV, Markus Gisdol, i cili mendon se të nevojshme janë ndryshime në pozicionin e rëndësishëm të gjashtëshes.