1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbahen në burg 17 përfaqësues të Batasunës

8 Tetor 2007

Një gjykatës në Spanjë ka vendosur për mbajtjen në burg të 17 nga gjithsejt 23 përfaqësusve të arrestuar të partisë baske, Batasuna. Gjykatësi Baltazar Garzon tha se 17 përsonat akuzohen për pjesëmarrje në grupet e armatasora. Katër prej tyra janë liruar, pas pagesës së shumës prej 100.000 eruosh. Ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur të lirë. Batasuna konsiderohet e afërt me organizatën ilegale ETA. Në shumë qytete baske mbrëmë kanë protestuar me mijëra njerëz kundër arrestimit të krerëve të Batasunës. Të 23 personat janë arrestuar të enjëten gjatë një takimi të fshehtë të kryesisë së partisë në qytetin verior të Spanjës, Segura.