Mbetet i paqartë fati i gjermanit të rrëmbyer në Afganistan
28 Shtator 2007Reklamë
Pas rrëmbimit të katër bashkëpuntorëve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në krahinën qendrore afgane Vardak vazhdon të mbetet i paqartë fati i pengut gjerman Rudolf B. Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq bashkëpuntorët ishin nisur për të marrë inxhinierin e rrëmbyer që në korrik me pesë shoqërues afganë. Megjithatë ata ishin duke u kthyer vetëm për në Kabul kur është ndërprerë çdo lidhje me ta, tha një zëdhënëse e Kryqit të Kuq në Gjenevë. Ndërkaq sipas përfaqësuesëve të autoriteteve afgane inxhineri gjerman është liruar njëherë dhe është rrëmbyer sërish bashkë me katër bashkëpuntoërt e Kryqit të Kuq. Bëhet fjalë për një shtetas maqedonas, një nga Birma dhe dy shtetas afganë.