1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbi 50 të vrarë në Pakistan

20 Korrik 2007

Si pasojë e tri sulmeve vetëvrarësese, në Pakistan janë vrarë më shumë se 50 njerëz, ndër të cilët edhe shumë policë. Vetëm nga shpërthimi i një lënde eksplozive në një treg në afërsi të Karaçit u vranë të paktën 30 përsona. Autoritetet e Pakistanit mendojnë se sulmet më të reja janë hakmarrje për shkak të një sulmi javën e kaluar ndaj myslimanëve radikalë në xhaminë e kuqe. Prej atëherë janë vrarë të paktën 200 persona. Zëdhënësi i presidentit amerikan Toni Shlos, nuk përjashtoi mundësinë e ndihmave amerikane ndaj Pakistanit, si partner në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Disa zyrtarë amerikanë kanë kritikuar ditët e kaluara presidentin Pervez Musharaf, për mungesë gadishmërie më të denjë në luftën kundër terrorizmit.