1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
KatastrofëNepal

Mbi 500 të vdekur në Nepal

dpa, AFP, Reuters
28 Gusht 2026

Pas katastrofës në Nepal dhe Tibet janë regjistruar 538 viktima. Operacionet e shpëtimit dhe kërkimit rrezikohen nga liqene të krijuara nga bllokimi i ujit, që mund të çahen dhe të shkaktojnë përmbytje të reja.

Nepal  2026 | Pamje nga pasojat e përmbytjes katastrofike shkaktuar nga një rrëshqitje mali
Përmbytja katastrofike e së mërkurës duket se është shkaktuar nga një rrëshqitje maliFotografi: Francis Mascarenhas/REUTERS

Dy ditë pas ortekëve dhe përmbytjeve në Himalajë numri i viktimave në Nepal dhe Tibet ka arritur në të paktën 543 vetë. Enti i Nepalit pvr Mbrojtjen Civile raportoi 538 viktima të konfirmuara. Sipas mediave shtetërore kineze numri i të vdekurve në Rajonin Autonom të Tibetit, që kontrollohet nga Kina, ka arritur në pesë. Mbi 1.400 vetë konsiderohen ende të zhdukur.

Kërkimi i viktimave u ndërpre përkohësisht

Në disa pjesë të zonës së katastrofës ekipet e shpëtimit u detyruan ta ndërprisnin përkohësisht kërkimin për viktima në rajonin kufitar mes Nepalit dhe Tibetit. Edhe në distriktin nepalez Rasuva operacionet e shpëtimit e pezulluan punën tha një zëdhënës i ushtrisë.

Nga fatkeqësia janë prekur të paktën 93.000 personaFotografi: Francis Mascarenhas/REUTERS

Arsyeja ishte rreziku i një vale të re përmbytjeje. Televizioni shtetëror kinez raportoi se një liqen që i krijuar prej grumbullimit të baltës dhe gurëve kishte dalë nga shtrati. Pas një paralajmërimi të policisë në Nepal në radhët e popullsisë shpërtheu përkohësisht panik. Ndërkohë sipas autoriteteve rreziqet që vinin nga liqeni i tejmbushur janë vënë nën kontroll.

17.000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë

Katastrofa ka pasoja shkatërrimtare për banorët e zonës së prekur. Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) vlerëson se nga fatkeqësia janë prekur të paktën 93.000 persona. Sipas një përfaqësuesi të IFRC-së në këtë numër nuk përfshihen vetëm të plagosurit, por edhe banorët e shtëpive të shkatërruara.

Sipas UNICEF-it të paktën 17.000 fëmijë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare.Fotografi: Prabin Ranabhat/AFP

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) të paktën 17.000 fëmijë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare. PO ashtu është e rëndësishme të sigurohen vende për organizimin e mësimit, sepse mjaft shkolla janë shkatërruar ose dëmtuar.

Fëmijët në zonën e katastrofës janë tani të ekspozuar ndaj rrezikut të kequshqyerjes, dhunës, shfrytëzimit dhe traumave psikologjike, tha zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires, në Gjenevë.

Shkaku rrëshqitja e një mali

Përmbytja katastrofike e së mërkurës duket se është shkaktuar nga një rrëshqitje mali. Së bashku me masën shkëmbore është shkëputur edhe një akullnajë, tha studiuesja e akullnajave Mylène Jacquemart në një intervistë për tagesschau24.

Në disa pjesë të zonës së katastrofës ekipet e shpëtimit u detyruan ta ndërprisnin përkohësisht kërkimin për viktima Fotografi: Navesh Chitrakar/REUTERS

 

Më pas një ortek gjigant me gurë, akull dhe baltë shkatërroi brenda një kohe shumë të shkurtër fshatra, rrugë dhe ura në rajon. Banorëve u mbeti shumë pak kohë për t'u strehuar dhe për të shpëtuar.

dpa, AFP, Reuters agjenci
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW