Mbi zgjedhjet në Serbi
21 Janar 2007
Sipas vlerësimeve të deritashme, pjesëmarrja është në nivelin e pritur ndërsa votimi po zhvillohet pa probleme. Zgjedhjet po mbikqyren edhe nga mëse 400 vëzhguesit ndërkombëtarë si dhe organizatat jo-qeveritare prej të cilëve rreth 300 të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë.
Vëzhgues të Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës dhe OSBE-së përcjellin punimet e Komisionit zgjedhor republikan dhe organeve për zbatimin e zgjedhjeve. 36 vëzhgues të Misionit të BE do të vëzhgojnë punën e organeve për zbatimin e zgjedhjeve.
Vetë votimi kontrollohet nga rreth 5 mijë aktivistë të Qendrës për zgjedhje të lira dhe demokraci. Kjo qendër do të ketë përfaqsuesit e vet edhe pranë të gjitha trupave punues të Komisionit zgjedhor republican, ndërsa rreth 150 vëzhgues të saj qëndrojnë në Kosovë.
Zgjedhjet e sotme përcillen edhe nga një numër vëzhgues nga ambasadat e jashtme këtu në Serbi. Vëzhguesit e vet kanë Ambasada e SHBA-ve, ajo e Rusisë, Ambasada britanike, si dhe ajo e Sllovakisë.
Ndryshe nga 6 milion e 600 mijë votues me të drejtë vote, në zgjedhje pritet të dalin rreth 4 milion. Marko Blagojevic, drejtor programi pranë Qendrës për zgjedhje të lira dhe demokraci thotë se dëshprimi dhe pakënaqesia e qytetarëve janë arsyet kryesore që ata i theksojnë kur i pyetni pse nuk do të dilnin në zgjedhje.
“Presim që në zgjedhje të marrin pjesë rreth 3 milion e 900 mijë qytetarë, gjë që është përfarsisht në nivelin e zgjedhjeve të vitit 2003. Por për të arritur këtë nivel, kësaj here u nevojitën orvatje shumë më të mëdha”, thotë Blagojevic.
Sipas vlerësimeve të deritshme, dy partitë me shumicë vote do të jenë Partia radikale dhe ajo Partia Demokratike. Këto dy parti pritet të kenë përfarsisht një numër të njëjtë vote, nga rreth 30 përqind të votës së përgjithshme. Derisa disa parashikojnë një ngritje të radikalvë, shumica e vlerëusve sytë i kan tek partitë demokratike.
Marko Blagojevic nga CeSID:“Derisa radikalët janë të fortë, ata nuk janë mjaft të fuqishëm për të qeverisur vetëm. Nga ana tjetër ata gati se nuk kanë potencial koalicioni, ngase thuajse asnjë parti nuk është e gatshme të bashkëpunojë me ta. Kështu sipas të gjitha gjasave votuesit do ti japin edhe një shansë bllokut demokratik për të formuar qeverinë e re.”
Në parlamentin e ri pritet të hyjnë edhe partitë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Rreth 50 mijë shqiptarë të kësaj zone votojnë për partitë e koalicionit të shqiptarëve me 10 kandidatë.