Mbrojtja e pyjeve nga zjarri në Shqipëri - Projekt i BB-së dhe Suedisë
19 Maj 2008Stina e nxehtë e verës që po afron mbart gjithnjë me vete edhe rrezikun e zjarreve massive që ndodhin kryesisht në rajonin jugor të Shqipërisë,përgjatë vijës kufitare Shqipëri - Greqi. Për t´i prerë rrugën këtij fenomeni, qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe qeverinë suedeze do të investojë për ngritjen e infrastrukturës për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret. Zëvëndësministri mjedisit Taulant Bino: "Ky projekt përfshin kryesisht prefekturate Korçës dhe Gjirokastrës dhe do të shtrihet përgjatë gjithë vijës kufitare Shqipëri-Greqi.
Zjarret masive në këto rajone janë edhe një burim i jashtëzakonshëm ndotjeje ambjentale duke u shndëruar në factor pengues për zhvillim. Prefekti rretheve jugore Spiro Ksera: "Por qeveria shqiptare tërheq vëmëndjen e organeve të pushtetit vendor dhe komunitetit të këtyre zonave për të braktisur njëherë e mirë zjarrëvënien e qëllimshme për kullota të reja apo për troje ndërtimi. Zv/ministri Taulant Bino bën apel për të fuqizuar edhe fushatën sensibilizuese me synim për të parandaluar rënien e zjarreve në këto rajone, të njohura për dëme të jashtëzakonshme gjatë sezonit të verës.