1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbrojtja e të drejtës së autorit në Shqipëri & Hotelet si konvikte në Gjermani

Ani Ruci/Marco Poltronieri.22 Prill 2011

Mbrojtja e të drejtës së autorit, në Shqipëri mbetet ende një çështje e pazgjidhur. Prodhime pirate prishin tregjet e krijimtarisë letrare, muzikore dhe artistike. Por një ligj i ri që po hartohet, me mbështetjen e Bashkimit Europian, pritet të ndryshojë për mirë situatën. Drejtorja e Zyrës shqiptare për mbrojtjen e të drejtës së autorit, Nikoleta Gjordeni, thotë për programin shqip të DW se ligji i ri do të jetë në përputhje me standartet e BE.

Semestri veror në fakultetet gjermane ka filluar, ndërkohë që shumë studentë ende nuk kanë gjetur një kulm mbi kokë. Konviktet e studentëve nuk mjaftojnë. Problemi është që gjendja gjatë vitit të ardhshëm do të përshkallëzojë edhe më shumë, sepse në vitin 2012 maturën do të kryejnë njëkoësisht dy gjenerata: njëra e cila në shkollën e mesme ishte 13 dhe tjetra 12 vite. Prandaj edhe kërkesat për një vend në konvikt janë shtuar. Nevoja për konvikte është shtuar, ndërkohë që para për ndërtime nuk ka. Në qytetin Mynster ka lindur ideja e marrjes me qira të hoteleve që kanë mbetur të zbrazura dhe përdorimin e tyre si vendbanime studentësh. Kjo mund t'i ndihmojë edhe studentët nga vendet tjera.