1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

23081 Strauss-Kahn Verfahren Einstellung

24 Gusht 2011

Kthesë e papritur në rastin e Strauss-Kahnit. Akuzuesja humbi besimin e prokurorisë së Nju Jorkut që i kërkoi gjyqtarëve të hënën të pushojnë procesin gjyqësor kundër ish-drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Dominique Strauss-Kahn dhe bashkëshortja Anne Sinclair largohen nga gjykata
Dominique Strauss-Kahn dhe bashkëshortja Anne Sinclair largohen nga gjykataFotografi: dapd

Në procesin gjyqësor kundër ish-drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Dominique Strauss-Kahn akuzuesja me sa duket e humbi plotësisht besimin e prokurorisë. Të hënën 32 vjeçarja nga Guinea, sanitare në një hotel të Nju Jorkut e cila e akuzoi Domique Strauss-Kahnin për tentativë përdhunimi u ftua në një bisedë në prokurori. 

Avokati i sanitares: Injorohen provat

Avokati i sanitares pas daljes nga prokuroria u tregua i zhgënjyer. Prokurori Cyrus Vance i ka mohuar klientes së tij drejtësi në një rast përdhunimi. Kështu u shpreh avokati mbrojtës Kenneth Thompson: "Ai jo vetëm injoroi një viktimë të pafajshme, por ai injoroi edhe provat e qarta forensike, mjekësore dhe fizike të këtij rasti."

Prokurori Cyrus VanceFotografi: Picture-Alliance/dpa

Dominique Strauss-Kahn vërtet nuk ndodhet më nën akuzë dhe miqtë e partisë së Strauss-Kahnit i edhe familja e tij tani janë të gëzuar. Por figura e tij ende nuk është e rehabilituar, megjithëse në Francë ndodh jo rrallë që politikanët që kanë pasur probleme me drejtësinë ia dalin prapë të ngrihen në këmbë.

Pse Dominique Strauss-Kahn ende nuk mund të flejë i qetë

E  rëndësishme për momentin është se çfarë drejtimi do të marrë opinioni publik në Francë, pro apo kundra Strauss-Kahnit. Sepse janë edhe dy procese të tjera që e kërcënojnë atë dhe që mund të dëmtojnë përfundimisht imazhin e të dëshiruarit për kandidat të socialistëve francezë në zgjedhjet presidenciale. Në aferën me sanitaren është ende në fuqi një proces civil, dhe po qe se ai shkon në dëm të Strauss-Kahnit, mund të rindizet  sërish akuza për përdhunim në hotel. Socialisti mund të dënohet me një gjobë, gjë që në SHBA nuk është e vështirë të ndodhë.

Nga ana tjetër shumë francezë e ndjekin me shumë interes rastin e shkrimtares franceze Tristane Banon. Ajo ka guxuar pas vitesh të ngrejë një padi kundër Dominique Strauss-Kahnit për tentativë përdhunimi. Avokati i Banon thotë për revistën franceze "20 minuta" se "afera e Strauss-Kahnit sapo ka filluar".

Sanitarja që humbi besimin e prokurorisë Nafissatou DialloFotografi: AP

Ka shumë gjasa që procesi për shkak të mungesës së provave të mos zhvillohet, apo që gjykatësit ta kategorizojnë atë si ngacmim seksual dhe jo tentativë për përdhunim, e socialisti nuk ka pse të ketë më frikë nga drejtësia franceze.

Humbja e prestigjit

Por a do ta shohë opinioni francez këtë si një delikt kavalierësh? Një kalimtar francez i cili e sheh të drejtë ndalimin e procesit gjyqësor në Nju Jork dyshon: "Mendoj se vendimi është i drejtë, sepse thjesht nuk ka prova. Tani duhet parë nëse ka akuza të tjera të këtij lloji. Sepse nëse ai është vërtet i pafajshëm këtë nuk e di."

Sidoqoftë Strauss-Kahn tanimë do ta ketë shumë të vështirë të rigjejë po atë prestigj, siç e gëzonte më parë. Socialistët e tij që tani janë të ndarë në dy kampe përsa i përket çështjes Strauss-Kahn. Pro dhe kundër tij. Shkurt karriera politike e tij ende nuk ka shanse.

 

Autor: AG/Lindita Arapi

Redaktoi: Mimoza Kelmendi

 

 

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW