1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me cilin partner do të qeverisë partia socialdemokrate në Bremen?

14 Maj 2007

Gazetat gjermane kanë në fokusin e tyre zgjedhjet për kryetar bashkie të zhvilluara në Bremen, ku partia socialdemokrate megjithë humbjet e mëdha ka dalë në krye të listës.

Zgjedhjet në Bremen
Zgjedhjet në BremenFotografi: AP
Socialdemokratët kanë të dorë të lirë të zgjedhin partnerin e koalicionit, ose të vazhdojnë koalicionin e madh me CDU-në ose të krijojnë një koalion të ri me të gjelbrit, të cilët gjithashtu dolën me në rezultat të respketueshëm nga zgjedhjet e së dielës:

"Frankfurter Rundschau" vëren:

Partia socialdemokrate (SPD) duhet ta përdorë rastin e rrallë për të lënë pas dilemën e koalicionit të madh. Mbetet që pas zhgënjimit të dikurshem nga koalicioni të kuq-të gjelbër dhe 12 viteve të koalicionit të madh, sërish të funksionojë sprova e socialdemokratëve me të gjelbrit në një gjeneratë të re politikanësh. Madje duhet theksuar se çfarë do të ishte më mirë nga ana përmbajtësore në koalicionin e ri krahasuar me konstanten koalicion i madh, i cili të josh për tarafe. Në rast se ky i fundit rikonfirmohet në Bremen sërish, ky është një sinjal depresioni për të gjithë ata që duan të mendojnë në parametra të rinj.

Ndërsa Frankfurter Allgemeine Zeitung mban qëndrim kritik ndaj fitores së socialdemokratëve në Bremen:

"Është e mundur që socialdemokratët e Bremenit me presidentin e vetëm të senatit Bërnsen (Böhrnsen) në këtë të dielë zgjedhore të 2007-s të kenë bërë një figurë të mirë. Është e mundur gjithashtu që socialdemokratët ashtu si që nga 1945 do të zenë postin udhëheqës të qytetit. Por duhet thënë se prej kohësh ata nuk arrijnë dot më mazhorancën absolute të viteve 70-të dhe 80-të. Kjo jo vetëm për shkak të të gjelbërve, dikur pjesë e parlamentit, tashmë gati të çmësuar me pushtetin, te cilëve do t'ju duhet të ofrojnë veten sërish si partner të fortë qeverisës. Nga dita e dielë edhe partia e majtë pas përpjekjeve të shumta ka arritur më në fund të fusë këmbët në parlamentin e një landi në perëndim të Gjermanisë."


"Manheimer Morgen" shtron pyetjen:

"Me cilin partner do të qeverisë partia socialdemokrate? Hening Sherf, i cili e lidhi fatin e tij politik në bashkëpunimin me CDU-në është në pension, Jens Bërnsenit i përflitet debulesë për koalicionin të kuq-të gjelbër. Këtu mund të ravijëzohet një ndryshim, po të kujtosh se zgjedhësit e bënë të qartë se koalicioni i madh ka shenja të konsumimit dhe se ai edhe në Berlin nuk funksionon ashtu si duhet. Për socialdemokratët duket se është e qartë që opcioni me të gjelbrit është realist."

Nga temat ndërkombëtare: Gazeta "Handelsblatt" e Dyseldorfit komentin aferën e presidentit të Bankës Botërore, Paul Volfovitc.

"Sa më shumë që zgjat debati mbi Volfovitcin, aq më shumë po dëgjohet argumenti se po dëmtohet institucioni që ai drejton. Ky argument është i drejtë, sepse në të vërtetë nuk është gjë e mirë për reputacionin e Bankës Botërore, kur ajo ka rënë në sy për keq në opinionin publik. Por të nxjerrësh si rrjedhojë të pashmangshme, se vetëm dorëheqja e Volfovitcit do ta shpëtojë Bankën Botërore është e gabuar. Në rast se ai duhet të largohet, kjo duhet të ndodhë për shkak të veprimeve të tij të gabuara si presidenti i Bankës Botërore. Por jo sepse ai është një shef i papëlqyeshëm.


Ndërsa "Coburger Blatt" ofron një koment për Eurovizionin:

EBU-ja (European Broadcastin Union) si organizator duhet të rishikojë me rrënjë sistemin e votimit me telefon në Eurovizion. Sepse jo vetëm evropianolindorët e përdorin atë në favor të tyre. Fakti që kënga nga Gjermania e Roger Cicero-s që komentohej paraprakisht me shanset për të fituar, arriti të marrë 7 pikë maksimale nga Shqipëria, nuk tregon se shqiptarët janë të entuziazmuar nga stili "swing", por se ka një numër të madh ushtarësh gjermanë të stacionuar në Kosovë. Konkurimi nuk bëhet edhe aq i besueshëm, po të sjellësh dnër mend se paradhënësit më të mëdhenjë të EBU-së, ndër ta edhe Gjermania janë të kualifikuar automatikisht për finalen. Grand Prix gëzon edne status kulti, pikërish ky e ka bërë të mbijetojë. Çështja është se sa kohë do të vazhdojë kështu.