1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me Facebook në ndjekje të kriminelëve

Marcel Fürstenau/ Aida Cama22 Shkurt 2013

Në Kongresin Evropian të Policisë u fol për mbrojtjen dhe sigurinë në hapësirën digjitale , por edhe për rrjetet sociale në kërkim të veprave të dënneshme. Sukseset e para dhe ndryshimi i imazhit.

Kriminalitet në rrjetFotografi: picture-alliance/dpa

Akuza i përmban të gjitha: Kina duhet të ketë armë sekrete për sulme hakerash me objektiva në SHBA. Nëse pretendimet e firmës amerikane "Mandiant" janë të vërteta, atëherë specialistët e kompjuterave janë prej vitesh duke sulmuar me sukses autoritete qeveritare, media dhe sipërmarrje ekonomike. Njoftimet u shfaqë fiks në fillim të Kongresit Evropian të Policisë, i cili u mbajt të martën dhe të mërkurën (19./20.02.2013) në Berlin. Natyrisht ministria e Jashtme kineze ka përgënjeshtruar njoftimet dhe akuzon nga ana e vetë SHBA-në të jetë përgjegjëse për sulmet Cyber kundër institucioneve kineze.

Grindjet aktuale midis dy superfuqive ilustrojnë cilat dimensione ka marrë fushëbeteja virtuale si në nivel shtetëror ashtu edhe ekonomiko privat. Sipas njohurive të "Symantec", një firme sigurie po ashtu me qendër në SHBA, në gjithë botën ka patur në vitin 2011 rreth 5,5 miliardë sulme. Kjo shifër tregon një rritje prej 81 përqind brenda një viti. Në Gjermani Zyra Federale e Kriminalistikës (BKA) ka shënuar në të njëjtën kohë 60 mijë raste konkrete kriminaliteti cyber, siç bëri të ditur zëvendëspresidenti Jürgen Maurer në Kongres.

Zona e zezë "as që mund të imagjinohet"

Eksperti i BKA-së pranoi në Berlin, se zona e zezë "as që mund të imagjinohet". Nuk ekziston asnjë pamje e qartë e rrezikut. Fjali të tilla nuk tingëllojnë shpresëdhënëse në veshët e disa ekspertëve dhe të publikut të shqetësuar.

Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), Hans-Georg Maaßen, thotë se vendimtare është "që ne të mos i shkojmë nga pas teknikës". Por shpesh kriminelët e internetit janë më të shpejtë se hetuesit. Sipas pikëpamjes së Maaßenit e rëndësishme është që armiku virtual të sfidohet me shërbimet sekrete brenda dhe jashtë vendit. Zyra me qendër në Bon e Sigurisë në teknikën e Informacionit (BSI) është përgjegjëse për infrastrukturën stabile dhe funksionuese. BSI nuk ka kompetenca hetimore apo vëzhguese.

Shefi i Mbrojtjes së Kushtetutës, Maaßen tregon në Kongresin Evropian të Policisë, me cilat metoda përpiqen punonjësit e tij që të zbulojnë në rrjet gjurmët e hakerave, luftëtarëve të shenjtë apo ekstremistëve të djathtë. Sipas tij, tekstet apo videot e personit të dyshuar filtrohen me ndihmën e tool-eve teknike ose me ndihmën e simboleve tipike për ambientin ku ai ndodhet. Një hap tjetër i rëndësishëm është ndër të tjera nëpërmjet hetimeve të protokolleve të internetit (Adresave IP) me të cilat mund të gjendet identiteti i dorasit që dyshohet të ketë bërë vepra të dënueshme. Tingëllon sikur të ishte e thjeshtë, por në fakt është e komplikuar, sepse personat e kërkuar këmbejnë shpesh shpejt e shpejt kompjuterat dhe operatorët. Kështu ata humbasin gjurmën në hapësirën digjitale.

Max-Peter Ratzel, ish drejtor i autoriteteve policore evropiane në Hagë (Europol)Fotografi: Europäischer Polizeikongress

Si një autostradë pa limit shpejtësie dhe pa polici rrugore

Pjesa më e madhe e autoriteteve gjermane të sigurisë janë sipas vlerësimeve të gati gjithë ekspertëve nuk janë të njëjtat armë në duar. Max-Peter Ratzel, i cili ka qenë nga 2005 deri 2009 drejtor i autoriteteve policore evropiane në Hagë (Europol), mendon se prezenca në rrjetet sociale është e domosdoshme. Gjermania është shumë "e dobët" në krahasim me vendet e tjera, thotë ai. Me prezencë ai nuk ka parasysh kërkimin sekret të përdoruesve të internetit, por hapjen e accounts-ave të vetë në Facebook dhe Twitter. Kjo formë e prezencës moderne në publik rrit besimin.

Të parët në Evropë në këtë fushë janë Britania e Madhe, Belgjika dhe Hollanda. Nick Keane nga Shkolla e Lartë britanike e Policisë, e krahasoi internetin me një autostradë pa kufizim shpejtësie. Dhe kur nuk ka as polici qarkullimi rrugor, atëherë nuk ndihesh i sigurt në autostradë.